Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ronaldo arrin në Carrington për ballafaqimin sy më sy me Erik Ten Hag
    Futboll ndërkombëtar

    Ronaldo arrin në Carrington për ballafaqimin sy më sy me Erik Ten Hag

    25/10/2022 11:59
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Cristiano Ronaldo ka arritur në terrenin stërvitor të Manchester United, të martën në mëngjes, për të biseduar me Erik ten Hag për të ardhmen e tij në klub.

    37-vjeçari u fotografua duke ardhur në Carrington me pjesën tjetër të skuadrës së parë përpara takimit me Ten Hag, për herë të parë, që kur u largua nga skuadra në fundjavë.

    Manchester Evening Neës raportoi të hënën se Ten Hag ishte i vendosur të zhvillonte bisedime ballë për ballë me Ronaldon të martën përpara se të mirëpresë potencialisht sulmuesin në stërvitjen e ekipit të parë.

    Merret vesh se trajneri i United është i prirur të gjejë gjuhën e përbashkët me sulmuesin dhe beson se ai ka ende një rol për të luajtur në skuadrën e tij.

    Ronaldo mungoi në barazimin e Unitedit 1-1 me Chelsean në fundjavë, pasi iu tha se nuk do të ishte në skuadër si ndëshkim për refuzimin e hyrjes si zëvendësues kundër Tottenhamit javën e kaluar.

    TË LIDHURA

    Skuadra polake gjobitet nga UEFA për banerin “Kosova është Serbi”

    26/01/2026 17:33

    Taulant Hodaj që po kërkon ndërhyrje nga MKRS për ta penguar mbajtjen e kuvendit, dikur ai vet i shkruante ministrit sesi FFK i ka plotësuar gjitha

    26/01/2026 17:02

    Malisheva pëson 8:1 nga Dinamo Kievi ndonëse ishte në epërsi

    25/01/2026 21:51

    Juventusi mposht thellë Napolin

    25/01/2026 21:03
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.