Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ronaldo arrin në Carrington për ballafaqimin sy më sy me Erik Ten Hag
    Futboll ndërkombëtar

    Ronaldo arrin në Carrington për ballafaqimin sy më sy me Erik Ten Hag

    25/10/2022 11:59
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Cristiano Ronaldo ka arritur në terrenin stërvitor të Manchester United, të martën në mëngjes, për të biseduar me Erik ten Hag për të ardhmen e tij në klub.

    37-vjeçari u fotografua duke ardhur në Carrington me pjesën tjetër të skuadrës së parë përpara takimit me Ten Hag, për herë të parë, që kur u largua nga skuadra në fundjavë.

    Manchester Evening Neës raportoi të hënën se Ten Hag ishte i vendosur të zhvillonte bisedime ballë për ballë me Ronaldon të martën përpara se të mirëpresë potencialisht sulmuesin në stërvitjen e ekipit të parë.

    Merret vesh se trajneri i United është i prirur të gjejë gjuhën e përbashkët me sulmuesin dhe beson se ai ka ende një rol për të luajtur në skuadrën e tij.

    Ronaldo mungoi në barazimin e Unitedit 1-1 me Chelsean në fundjavë, pasi iu tha se nuk do të ishte në skuadër si ndëshkim për refuzimin e hyrjes si zëvendësues kundër Tottenhamit javën e kaluar.

    TË LIDHURA

    Xhaka, Shaqiri, Riola dhe standardet e dyfishta ndaj kosovarëve në Zvicër

    18/07/2025 19:14

    Mësohet sa do të mungojë Emërllahu

    18/07/2025 18:02

    Madueke konfirmon largimin nga Chelsea me një letër emocionuese

    18/07/2025 17:49

    Malisheva turpërohet në Islandë 8:0, humbja më e thellë që nga pranimi në UEFA

    17/07/2025 22:47
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.