Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ronaldo – Chelsea, tash mund të bëhet
    Futboll ndërkombëtar

    Ronaldo – Chelsea, tash mund të bëhet

    24/10/2022 14:28
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Cristiano Ronaldo dëshironte të transferohej në Chelsea gjatë verës, por një gjë të tillë e kishte penguar trajneri Thomas Tuchel.

    Në fund, ylli portugez mbeti në Manchester United, ku nuk është aspak i lumtur.

    37 vjeçari madje mbeti jashtë ekipit në duel me Chelsean pasi u suspendua nga klubi për ndeshjen me Tottenhamin, ku kishte refuzuar të futej në lojë dhe ishte larguar nga bankina pa u kryer loja.

    Pasi i ka prishur punët përfundimisht me trajnerin Erik ten Hag, ish-futbollisti i Sporting Lisbonës, Real Madridit dhe Juventusit i ka bërë valixhet gati për t’u larguar nga “Old Trafford” pas përfundimit të Kupës së Botës.

    Largimi i tij në janar duket të jetë i pashmangshëm dhe pesë herë fituesi i Topit të Artë mund të përfundojë në “Stamford Bridge”.

    Chelsea e pronarit të ri, Todd Boehly, shumë i afërt me menaxherin Jorge Mendes, mund ta marrë “CR7” për pjesën e dytë të sezonit, e me gjasë edhe më gjatë.

    Lajmin e ka bërë të ditur mediumi britanik “Daily Mail”, sipas të së cilit, pronari i ri i “Blues” e ka ndërmend të provojë ta sjell lojtarin në Londër gjatë janarit pasi një gjë të tillë ia kishte pamundësuar ish-trajneri Thomas Tuchel gjatë verës.

    Ronaldo është ende në kërkim të një klubi që luan në Ligën e Kampionëve dhe Chelsea do t’ia ofronte një mundësi të tillë.

    TË LIDHURA

    Rashkaj: Kosova ka nivel për ta mposhtur Sllovakinë

    05/03/2026 19:55

    Llapi në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

    05/03/2026 16:56

    Kupa e Kosovës: Ballkani, Ferizaj dhe Dukagjini kalojnë në gjysmëfinale

    04/03/2026 16:00

    Melos Bajrami, i riu nga Kosova, që po e shtynë Vllazninë e Shkodrës drejt titullit

    04/03/2026 14:51
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.