Ronaldo e kthen “urrejtjen” ndaj Messit në respekt magjik

Teksa kanë luajtur në Spanjë, nuk kanë lënë përshtypje se kanë kushedi se çfarë respekti për njëri-tjetrin. Madje, në ndeshjet e ndërsjella, mezi shiheshin me sy. Nëse njëri do ta çonte lart fanellën në Santiago Bernabeu, tjetri do ta bënte këtë në Camp Nou. Krejt për inat të shoqi-shoqit. Por, duket se rivaliteti dhe raportet
Teksa kanë luajtur në Spanjë, nuk kanë lënë përshtypje se kanë kushedi se çfarë respekti për njëri-tjetrin. Madje, në ndeshjet e ndërsjella, mezi shiheshin me sy. Nëse njëri do ta çonte lart fanellën në Santiago Bernabeu, tjetri do ta bënte këtë në Camp Nou. Krejt për inat të shoqi-shoqit.
Por, duket se rivaliteti dhe raportet pothuajse të zbehta deri në ngrirje ishin disi rrejshëm të sforcuara.
Tashti po del që Cristiano Ronaldo e Leo Messi e respektojnë dhe çmojnë njëri-tjetrin si super shokë. Madje, si lojtarë madhështorë (nga anglishtja great players). Këtë gjë e pohoi me gojën e tij, portugezi, gjatë një interviste, e cila trandi krejt botën për atë çfarë tha numri 7 më i mirë në histori të botës së futbollit, në radhë të parë për raportet e tij dhe klubit, ku aktualisht luan, Manchester United.
Teksa foli për Messin tha se do të donte që të kishte më shumë miqësi me të. Madje, deklaroi se argjentinasi është njëri nga ata pak njerëzit, më të cilin ky do të dilte ta hajë një vakt ushqimi e të bisedojë me të për gjithçka.
“Nuk jam shok i tij në kuptimin e një shoku që i shkon në shtëpi, flet me të në telefon, jo, por ai është si një shok skuadre”, tha Ronaldo. “Ai është një djalë që unë me të vërtetë e respektoj për mënyrën se si ai flet gjithnjë për mua. Madje, gruaja e tij, ose gruaja ime, e dashura ime, ata gjithnjë kanë respekt dhe ata janë nga Argjentina”.
Sulmuesi më i mirë i Realit të Madridit dhe Ligës së Kampionëve e çoi në qiell më të mirin lojtar të Barcelonës e Argjentinës, duke e quajtur njësh, si person.
“Ai është një lojtar i mrekullueshëm, ai është magjik. Si person, ai është top”, ka thënë Ronaldo. “Për 16 vjet ne të dy qëndruam në krye të skenës”.
Më 20 nëntor, hapet Kupa e Botës 2022 dhe Ronaldo tha se ëndërr e tij është që në finale të kësaj gare, e cila luhet më 18 dhjetor, të ballafaqohet me Messin në betejën pothuajse të “pamundur” Portugali-Argjentinë.
“Është një ëndërr shumë e mirë, ndër më të mirat ëndrra”, tha ai.
Argjentina është duke u parë si favorite, ndër më kryesoret, për ta fituar “Katari 2022”. Portugalia nuk është vlerësuar me këtë status, por edhe asaj po i jepen gjasa të përnjëmendta për të triumfuar.
Këtë titull nuk e kanë fituar kurrë njëri e as tjetri, ani se të dy bashkë kanë 12 trofe të lojtarit më të mirë në botë (Messi 7 e Ronaldo 5). Ronaldo ka një titull kampioni të Evropës, e Messi të Amerikës Latine.



