Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ronaldo e nis me fitore Botërorin, Portugalia mposht Ganën
    Ballina-1

    Ronaldo e nis me fitore Botërorin, Portugalia mposht Ganën

    24/11/2022 20:08
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ka përfunduar me rezultatin 3 me 2 në favor të Portugalisë ndeshja e luajtur, në “Stadiumun 974” të Dohas, përballë Ganës.

    Pjesa e parë e parë ishte e vakët me të dyja ekipet të cilat nuk patën rastë të shumta shënimi.

    Me startin e pjesës së dytë situata ndryshoi me të dyja ekipat të cilat u hodhën furishëm në sulm, për të gjetur golin e avantazhit. Fillimisht do të ishte kapiteni i “luzitanëve”, Cristiano Ronaldo, që do të gjente rrugën e rrjetës falë një penalltie të akorduar në minutën e 65’.

    Kundërpërgjigja afrikane do të ishte e shpejtë ku pas vetëm 7’ minuta, ku në 73’-ën, Jordan Ayeë do të vendoste baraspeshën, por nuk do të mbaronte me kaq, pasi në minutat 79’ dhe 80’ falë 2 aksioneve të shpejta ekipore, Felix dhe Leao rikthyen portugezët në avantazh.

    Gana arriti të shënonte sërish në minutën e 89’, këtë herë me Osman Bukari, por goli do të shërbente vetëm për statistikë, pasi ndeshja mbeti e pandryshuar deri në fund.

    Me këtë fitore Portugalia vendoset në vendin e parë në grupin  H,  duke lënë kështu pas tyre Uruguajin dhe Korenë e Jugut, të cilat ndanë nga një pikë në ndeshjen e luajtur në orën 14:00.

    TË LIDHURA

    “Merr 400 mijë euro në ditë dhe hynë në grevë”, ish futbollisti ‘shpërthen’ kundër Cristiano Ronaldos

    06/02/2026 18:23

    Sejdini uron Ademin: Shpresojë që ky mandat të sjellë zhvillim të mëtejmë të futbollit

    06/02/2026 14:09

    Emir Sahiti shënon dy gola për Maccabi Tel Avivin

    05/02/2026 23:13

    Debutim i jashtëzakonshëm i Benzemas për Al Hilalin, “hat-trick” dhe një asistim

    05/02/2026 21:45
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.