Cristiano Ronaldo ka qenë heroi i skuadrës së Al-Nassr në finalen e Kupës së Kampionëve të Botës Arabe. Në finale Al-Nassr mposhti në shtesa Al Hilal me rezultat 1-2
Al Nassr dhe Cristiano Ronaldo e kanë fituar trofeun e parë për sivjet, atë të Kupës së Kampionëve të Botës Arabe apo trofeun e Mbretit Selman.
Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultat të barabartë 0-0, me Al Hilal që ishte skuadër më e mirë me krijimin e rasteve.
Këtë ata e treguan pasi që me fillimin e pjesës së dytë do të shënonin golin e parë në këtë ndeshje.
Malcom bëri një pasim të mirë tek Michael që shënoi golin e parë në minutën e 51-të për t’i dhënë epërsinë Al Hilal.
Por, Al – Nassr u aktivizua dhe sulmoi më shumë në drejtim të skuadrës kundërshtare. Por, Al Amri i Al Nassr u ndëshkua me karton të kuq për t’u përjashtuar nga ndeshja në minutën e 71-të.
Tre minuta më vonë Ronaldo do ta barazonte rezultatin.
Portugezi u shërbye mirë në zonë nga Al Ghannam për të finalizuar mirë një aksion të skuadrës së Al Nassr.
All Nassrit ju ndëshkua edhe një futbollist me të kuq, por ai nuk ishte në lojë. Kartonin e kuq në bankë rezervë e mori Al Baushall në minutën e 78-të te ndeshjes.
Ndeshja e rregullt përfundoi me rezultat 1-1 për të shkuar në shtesa dy herë nga 15 minuta.
Ronaldo përsëri do të shënonte gol. Kësaj here ai shënoi gol me kokë pasi që topi ju kthye nga shtylla në minutën e 98-të.
Ky është trofeu i parë që Ronaldo e fiton me Al Nassr prej që u transferua në këtë skuadër në janar të këtij viti.
