Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ronaldo iu përgjigj me veprim të turpshëm tifozëve që thërrisnin “Messi, Messi”
    Ballina-1

    Ronaldo iu përgjigj me veprim të turpshëm tifozëve që thërrisnin “Messi, Messi”

    19/04/2023 10:16
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Cristiano Ronaldo e ka bërë një gjest të turpshëm pas përfundimit të ndeshjes mes ekipit të tij të ri, Al-Nassr dhe Al-Hilal.

    Ylli portugez me shokë u mposhtën me rezultat 2:0 dhe ai ishte mjaft i mllefosur pas lojës.

    Teksa po shkonte drejt dhomave të zhveshjes në stadiumin “King Fahd International Stadium”, 38 vjeçari u provokua nga tifozët e ekipit vendës, të cilët nisën të thërrisnin “Messi, Messi”.

    Momenti – https://streamja.com/embed/q1MrX

    Dhe, derisa tifozët po e këndonin emrin e rivalit të tij të përbetuar, pesë herë fituesi i Topit të Artë doli nga vetja dhe e kapi organin e tij gjenital përballë tifozëve.

    Pa dyshim, ky veprim i “CR7” është kritikuar nga të gjithë pasi një lojtar i kalibrit të tij nuk duhet të bie në nivel aq të ulët dhe pre e provokimeve të tifozëve. 

    TË LIDHURA

    Dembele, Yamal, Palmer… në ekipin më të mirë të vitit sipas FIFA-s

    16/12/2025 19:53

    Dembele, më i miri i vitit 2025 sipas FIFA-s

    16/12/2025 19:49

    Donnarumma, portieri më i mirë për vitin 2025 sipas FIFA-s

    16/12/2025 18:55

    Mbappe fiton rastin ndaj PSG’së, klubi francez do t’i paguajë 61 milionë euro

    16/12/2025 18:14
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.