Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ronaldo “kapet” me Georginën duke drejtuar një makinë që ka vlerën 8 milionë euro
    Futboll ndërkombëtar

    Ronaldo “kapet” me Georginën duke drejtuar një makinë që ka vlerën 8 milionë euro

    29/03/2023 18:40
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kudo që të shfaqet, nuk ka sesi të mos bjerë në sy Cristiano Ronaldo! Kështu ishte në pushimin që kishte në grumbullimin e kombëtares, kur portugezi u “kap” me të fejuarën, Georgina Rodriguez, në një mbrëmje në Madrid!

    Ajo që tërhoqi shumë vëmendje sigurisht ishte zgjedhja e makinës me të cilën Ronaldo voziti atë mbrëmje, një Bugatti që kushton rreth tetë milionë euro.

    “Bugatti Centodieci”, siç thotë emri origjinal i kësaj makine, është një nga 10 që janë ndërtuar dhe është në pronësi të portugezit që nga tetori i vitit të kaluar.

    Konsiderohet si një “vepër arti mbi rrota” dhe është prodhuar për nder të 110 vjetorit të lindjes së themeluesit Ettore Bugatti.

    Shpejtësia maksimale e tij është 380 kilometra në orë, dhe 0-100 mund të arrijë për 2.4 sekonda. Është interesante se nga 0-300 i duhen vetëm 13.1 sekonda. 

    TË LIDHURA

    Spalleti debuton me fitore te Juventusi, Zhegrova sërish në stol

    01/11/2025 23:47

    Chelsea fiton derbin ndaj Tottenhamit

    01/11/2025 21:38

    Napoli ndalet nga Como, Rrahmani kthehet nga lëndimi

    01/11/2025 21:36

    Mbyllet pa fitues ndeshja Prishtina – Gjilani

    01/11/2025 21:35
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.