Futboll ndërkombëtar

Ronaldo “kapet” me Georginën duke drejtuar një makinë që ka vlerën 8 milionë euro

Ronaldo “kapet” me Georginën duke drejtuar një makinë që ka vlerën 8 milionë euro

Kudo që të shfaqet, nuk ka sesi të mos bjerë në sy Cristiano Ronaldo! Kështu ishte në pushimin që kishte në grumbullimin e kombëtares, kur portugezi u “kap” me të fejuarën, Georgina Rodriguez, në një mbrëmje në Madrid! Ajo që tërhoqi shumë vëmendje sigurisht ishte zgjedhja e makinës me të cilën Ronaldo voziti atë mbrëmje,

Besnik Batusha

Kudo që të shfaqet, nuk ka sesi të mos bjerë në sy Cristiano Ronaldo! Kështu ishte në pushimin që kishte në grumbullimin e kombëtares, kur portugezi u “kap” me të fejuarën, Georgina Rodriguez, në një mbrëmje në Madrid!

Ajo që tërhoqi shumë vëmendje sigurisht ishte zgjedhja e makinës me të cilën Ronaldo voziti atë mbrëmje, një Bugatti që kushton rreth tetë milionë euro.

“Bugatti Centodieci”, siç thotë emri origjinal i kësaj makine, është një nga 10 që janë ndërtuar dhe është në pronësi të portugezit që nga tetori i vitit të kaluar.

Konsiderohet si një “vepër arti mbi rrota” dhe është prodhuar për nder të 110 vjetorit të lindjes së themeluesit Ettore Bugatti.

Shpejtësia maksimale e tij është 380 kilometra në orë, dhe 0-100 mund të arrijë për 2.4 sekonda. Është interesante se nga 0-300 i duhen vetëm 13.1 sekonda. 

GeroginaRonaldo

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions