Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ronaldo kontribuon me gol në fitoren ndaj Al-Raed, Al-Nassr mban hapin me liderin
    Ballina-1

    Ronaldo kontribuon me gol në fitoren ndaj Al-Raed, Al-Nassr mban hapin me liderin

    28/04/2023 22:42
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Pas dy ndeshjeve radhazi pa fitore, një barazimi dhe një humbjeje, Al-Nassr është rikthyer te fitorja në Ligën Profesionale në Arabinë Saudite.

    Skuadra e drejtuar nga Dinko Jelicic triumfoi sonte kundër Al-Raed, në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të.

    Ndeshja e zhvilluar në “MRSOOL Park” përfundoi me rezultatin 4:0.

    Cristiano Ronaldo kontribuoi me gol në fitoren e skuadrës së tij. Portugezi shënoi në minutën e katërt.

    Për 37-vjeçarin ishte ky goli i tij i 12-të në elitën e futbollit në Arabinë Saudite.

    Golat tjerë u shënuan nga Abdulrahman Ghareeb (55′), Mohammed Maran (90′) dhe Abdulmajeed Al Sulaiheem (90+5′).

    Al-Nassr pas kësaj fitore ka 56 pikë në pozitën e dytë në tabelë, me tri pikë më pak se lideri, Al-Ittihad, që tani ka një ndeshje më pak.

    Al-Raed ndodhet në pozitën e 11-të me 26 pikë.

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.