Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ronaldo “mace e zezë” e trajnerëve, gjashtë shkarkime për katër vjet
    Ballina-2

    Ronaldo “mace e zezë” e trajnerëve, gjashtë shkarkime për katër vjet

    12/04/2023 16:09
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Cristiano Ronaldo është bërë një “mace e zezë” për trajnerët.

    Vetëm në katër vjetët e fundit, gjashtë trajnerë, Massimiliano Allegri, Maurizio Sarri, Andrea Pirlo, Ole Gunnar Solskjaer e Rudi Garcia u shkarkuan për një kohë të shkurtër derisa në skuadër e kishin yllin portugez.

    Natyrisht, këto nuk kanë ndonjë lidhshmëri dhe nuk është “CR7” arsyeja kryesore, por ta kesh në skuadër një yll futbolli si ai, rriten pritshmëritë e klubeve ku luan ai, prandaj edhe ndodhin shkarkimet kur s’ka rezultate të kënaqshme dhe të pritshme.

    Fernando Santos, u largua vetë nga Kombëtarja e Portugalisë derisa Ronaldo ishte pjesë e saj, ndërsa të njëjtën gjë e bëri edhe Ralf Rangnick, që dha dorëheqje nga pozita.

    Kësaj “furtune” të shkarkimeve i shpëtoi vetëm Erik ten Hag pasi portugezi u largua para tij nga “Old Trafford”.

    Mbetet të shihet se cila do të jetë “viktima” e radhës e 38 vjeçarit, i cili thuhet se ndikoi më së shumti për largimin e Rudi Garcias sot nga Al-Nassr. 

    TË LIDHURA

    Ademi pas medaljes nga presidentja: Kjo është medalja më e çmuar, medalja e shtetit tonë, medalja e popullit tonë

    01/04/2026 11:28

    Fjalët e Muriqit nga Presidenca e Kosovës: S’më kishte shkuar mendja te kjo, as biletën kthyese nuk e kam

    01/04/2026 11:09

    “Dardanët” kërkojnë falje që s’po mund t’i përmbushin të gjitha kërkesat për bileta

    31/03/2026 11:06

    Kosova – Turqia, ky është historiku i përballjeve direkte

    30/03/2026 14:31
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.