Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ronaldo mëson çmimin e Valencias – publikohen detajet
    Ballina-1

    Ronaldo mëson çmimin e Valencias – publikohen detajet

    28/02/2025 19:03
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    E ardhmja e Valencias mund të jetë afër një pikë kthese. Sipas informacioneve të zbuluara në El Partidazo të Cadena COPE, Peter Lim do të jetë i gatshëm ta shesë klubin, por për çmimin e duhur.

    Kjo lëvizje është një përgjigje ndaj një sërë faktorësh që kanë rrethuar menaxhimin e biznesmenit nga Singapori vitet e fundit, duke përfshirë ristrukturimin e borxhit dhe ndalimin e projektit Nuevo Mestalla.

    Gazetari Pedro Morata deklaroi se Lim i kishte përmendur Nasser Al-Khelaifi, presidenti i Paris Saint-Germain, synimin e tij për të shitur klubin. Megjithatë, i njëjti burim thekson se lideri i Katarit nuk do të ishte i interesuar për operacionin që do të kushtonte 400 milionë euro.

    Pavarësisht këtyre raportimeve, burime brenda institucionit të Valencias kanë mohuar që klubi të jetë zyrtarisht në shitje. Sipas burimeve të konsultuara, Valencia nuk është aktualisht në asnjë proces transferimi të pronësisë.

    Megjithatë, pakënaqësitë e tifozëve me drejtimin e Meriton Holdings dhe situata delikate aktuale sportive e ekipit kanë nxitur zërat për një largim të mundshëm të Limit, ndërsa edhe Cristiano Ronaldo raportohet se është në mesin e interesuarve për të blerë klubin.

    Që nga ardhja e tij në vitin 2014, bilanci i drejtimit të tij ka lënë më shumë hije se dritë, të shënuar nga një krizë e vazhdueshme institucionale dhe sportive.

    Tani, me një çmim të përcaktuar, mbetet për t’u parë nëse një blerës i gatshëm do të shfaqet për të marrë përsipër klubin dhe për ta drejtuar atë në një drejtim të ri.

    TË LIDHURA

    Federata e Futbollit serb e falënderon Armando Dukën për mikpritje

    09/06/2025 12:03

    Agim Ademi së bashku me ish-ekzekutivin e FIFA-së bëjnë homazhe në varrin e Fadil Vokrrit

    09/06/2025 09:17

    Ronaldo në lot feston triumfin me Portugalinë

    08/06/2025 23:51

    “French Open”, Alcarazi mbron titullin me fitore dramatike

    08/06/2025 21:36
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.