Futboll ndërkombëtar

Ronaldo mungon në stërvitjen e Portugalisë, nuk luan ndaj Nigerisë

Ronaldo mungon në stërvitjen e Portugalisë, nuk luan ndaj Nigerisë

Cristiano Ronaldo ka munguar në seancën stërvitore të Portugalisë të mërkurën për shkak të dhimbjeve në bark, problem që do ta përjashtojë atë nga ndeshja përgatitore e Kupës së Botës kundër Nigerisë. Portugalia do të luajë kundër Nigerisë në Lisbonë të enjten përpara se të fluturojë për në Katar dhe trajneri Fernando Santos e konfirmoi

Besnik Batusha

Cristiano Ronaldo ka munguar në seancën stërvitore të Portugalisë të mërkurën për shkak të dhimbjeve në bark, problem që do ta përjashtojë atë nga ndeshja përgatitore e Kupës së Botës kundër Nigerisë.

Portugalia do të luajë kundër Nigerisë në Lisbonë të enjten përpara se të fluturojë për në Katar dhe trajneri Fernando Santos e konfirmoi mungesën e Ronaldos për këtë ndeshje. Përgatitja e Ronaldos në Kupën e Botës ka qenë e mbushur me publikimin e pjesëve të një interviste televizive, në të cilën lojtari i madh i futbollit tha se ndihet i “tradhtuar” nga Manchester Unitedi dhe nuk e respekton trajnerin Erik ten Hag.

Ndeshja hapëse e Portugalisë në grup në Kupën e Botës është kundër Ganës më 24 nëntor. Në grup janë edhe Koreja e Jugut dhe Uruguai.

PortugaliaRonaldo

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions