Kapiteni i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, ka thënë se pjesa e fundit e qëndrimit të tij në Manchester United ishte ecuria më e keqe dhe më e vështirë e karrierës së tij.
Ronaldo u largua nga djajtë e kuq në fillim të sezonit 2022/23, duke bërë 10 paraqitje (katër si startues). Ai përfundimisht u nda me klubin, duke nënshkruar një marrëveshje me Al-Nassr të Arabisë Saudite që do të zgjasë deri në vitin 2025.
“Ndonjëherë duhet të kalosh disa gjëra të vështira për të parë se kush është në anën time. Në një fazë të vështirë, mund të shohësh se kush është në anën tënde, kush jo. Nuk e kam problem të them, kam pasur një ecuri të keqe në karrierë, por nuk ka koha për keqardhje”, tha ai për Sport TV +. “Jeta vazhdon dhe, duke bërë mirë ose jo, ishte pjesë e rritjes sime. Kur jemi në majë të malit, shpesh nuk mund të shohim se çfarë është poshtë. Tani jam më i përgatitur dhe ai mësim ishte i rëndësishëm, sepse unë nuk e kisha kaluar kurrë këtë situatë, si në muajt e fundit atje. Tani unë jam një njeri më i mirë.”
Ronaldo ka filluar ambientim në Ligën Pro Saudite, me nëntë gola në tetë paraqitje deri më tani. Ai u rikthye në skuadrën e Portugalisë, ku mori ftesë nga trajneri i ri, Roberto Martinez dhe do të jetë kapiten i skuadrës në ndeshjet e tyre kualifikuese për Euro 2024 kundër Lihtenshtajnit dhe Luksemburgut.
Martinez ka pohuar se Ronaldo do të jetë një pjesë jetike e organizimit të Portugalisë në vazhdim.