Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ronaldo: Nuk ka urrejtje me Messin, ne ndryshuam historinë e futbollit
    Ballina-2

    Ronaldo: Nuk ka urrejtje me Messin, ne ndryshuam historinë e futbollit

    07/09/2023 15:01
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Dyshja Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi ka përçarë publikun futbollistik për më shumë se 10 vite dhe ka shkaktuar debate të panumërta se kush është më i miri.

    Ylli portugez në kuadër të konferencës për shtyp me kombëtaren iu referua marrëdhënies së tij me superyllin e Inter Miami, duke sqaruar se mes tyre nuk ka urrejtje dhe rivalitet. Ai donte të theksonte se në vend të kësaj ka respekt të ndërsjellë, pasi të dyve që ndryshuan futbollin.

    “Është një moment historik. Për mua, shifrat që ai arriti ishin të mëdha. Por unë dua më shumë. Falënderoj ata që më ndihmuan, ekipet e mia dhe kombëtaren. Urrejtje? Nuk shoh gjëra të tilla, rivaliteti ka ikur. Ishte e mirë, e pëlqeu shikuesi.

    Kushdo që e pëlqen Cristiano Ronaldon nuk ka pse ta urrejë Messin. Jemi të dy shumë të mirë, kemi ndryshuar historinë e futbollit. Ne jemi të respektuar në të gjithë botën, kjo është gjëja më e rëndësishme. Ai bën rrugën e tij, unë bëj timen.

    Ai ka bërë mirë, nga sa kam parë. Trashëgimia vazhdon, nuk e shoh kështu konkurrencën.  E kam thënë tashmë, kemi ndarë skenën për 15 vjet dhe kemi përfunduar, nuk po them miq, por jemi kolegë profesionistë që e respektojmë njëri-tjetrin”,- ishin fjalët e portugezit, i cili gjatë rrugës foli edhe për vendimin e tij për të shkuar në Arabinë Saudite:

    “Është normale të kritikosh, cila ligë nuk merr kritika? Ku nuk ka probleme dhe polemika? Janë kudo, Spanjë, Portugali. E dija, vazhdoj t’u them të gjithëve që menduan se isha i çmendur, se jam jo edhe aq “i çmendur”. Është normale që të luash në Ligën Arabe. Si lojtar i Al Nasr, e dija që kjo do të ndodhte, është privilegj të ndryshosh kulturën dhe futbollin e një vendi, të kesh yje të mëdhenj dhe kjo më bën krenar. Unë kam qenë pionieri dhe ndihem krenar për këtë. Ajo që dua më shumë është të vazhdoj të zhvillohem gjithmonë në mënyrë që të jem më i miri.”

    Për 850 golat ai tha: “Mendoj se shënova nga një goditje e lirë dhe arrita në 850. Do të bëhen dalëngadalë 860, 870. Nuk do të kem etje”. Gjatë lojës, synimi im është gjithmonë të shikoj përpara dhe të arrij objektivat e ekipit, por dhe të miat. Shijoni, jeta është dinamike. E nesërmja është e pasigurt.”

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.