Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ronaldo për Messin: Është lojtar i jashtëzakonshëm, magjik…
    Ballina-1

    Ronaldo për Messin: Është lojtar i jashtëzakonshëm, magjik…

    17/11/2022 22:59
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Cristiano Ronaldo ka folur në superlativ për Lionel Messin. Në intervistën për Piers Morgan, pjesa e dytë e të cilës po transmetohet tani, Ronaldo ka folur për argjentinasin Messi. Për gati dy dekada Ronaldo e Messi kanë dominuar botën e futbollit.

    Dhe shumë kanë vlerësuar se rivaliteti i tyre ishte i madh.

    “Ai është lojtar i jashtëzakonshëm. Kemi ndarë skenën për 16 vjet. Imagjinoni, 16 vjet. Kështu që kam raport shumë të mirë me të”, ka thënë Ronaldo. Intervista e tij për Piers Morgan ka bërë bujë të jashtëzakonshme.

    Ai kishte kritikuar Manchester Unitedin dhe drejtuesit e tij. Por për Messin, portugezi ka folur fjalët më të mira

    “Është sikur Messi të jetë bashkëlojtari im. Është djalosh që e respektoj. Mënyra se si ai gjithnjë ka folur për mua. Madje edhe gruaja e tij, nga ajo që e thotë e dashura ime. Çka tjetër mund të them? Një djalosh i shkëlqyeshëm që bënë gjëra të mëdha për futbollin”, ka shtuar Ronaldo.

    TË LIDHURA

    “Merr 400 mijë euro në ditë dhe hynë në grevë”, ish futbollisti ‘shpërthen’ kundër Cristiano Ronaldos

    06/02/2026 18:23

    Sejdini uron Ademin: Shpresojë që ky mandat të sjellë zhvillim të mëtejmë të futbollit

    06/02/2026 14:09

    Emir Sahiti shënon dy gola për Maccabi Tel Avivin

    05/02/2026 23:13

    Debutim i jashtëzakonshëm i Benzemas për Al Hilalin, “hat-trick” dhe një asistim

    05/02/2026 21:45
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.