Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ronaldo pranë 900 golave, Kampionati Evropian është “anija” e fundit për portugezin
    Ballina-1

    Ronaldo pranë 900 golave, Kampionati Evropian është “anija” e fundit për portugezin

    10/05/2024 14:51
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    42 gola në 41 ndeshje këtë sezon, në moshën 39-vjeçare. Numra të pabesueshëm për çdo futbollist, por jo për Cristiano Ronaldon. Kampioni portugez ka shënuar 6 gola në 9 ditët e fundit, duke e çuar Al Nassr-in e tij drejt fitoreve kundër Al Khaalej në Kupën e Mbretit dhe Al Wehda dhe Al Akhdoud në kampionat.

    Tani, fenomeni portugez shpreson të arrijë sa më shpejt një objektiv të ri sensacional: 900 gola në karrierë. “Duhet të arrij në 900 dhe mendoj se do t’ia dalim”, siguroi ai disa muaj më parë gjatë një eventi të FIFA-s. Ronaldos i nevojiten vetëm 9 gola për të arritur këtë objektiv, të cilin mund ta arrijë në ndeshjet e mbetura me Al Nassr si dhe gjatë Evropianit me Portugalinë.

    Cristiano Ronaldo është një nga futbollistët më të mirë të të gjithë kohrave. Luzitani ka shënuar 450 gola me Real Madrid, duke u shndërruar në golashënuesin më të mirë në historinë e spanjollëve si dhe plot 128 gola me Portugalinë, me kulmin që arriti në fitimin e ”Euro 2016”.

    Ronaldo ka realizuar një pafundësi golash edhe nga aty ku e nisi karrierën, Sportingu e më pas Manchester United. Së fundmi, portugezi është deçiziv edhe për Al Nassr në kampionatin Arab.

    Më poshtë lista e golave të Cristiano Ronaldo:

    Real Madrid 450 në 438 ndeshje

    Manchester United 145 në 346 ndeshje

    Juventus 101 në 134 ndeshje

    Al Nassr 62 në 66 ndeshje

    Sporting CP 5 në 31 ndeshje

    Portugalia 128 në 206 ndeshje

    TË LIDHURA

    Katër ndeshje e fundit të play-offit të Ligës së Kampionëve: Shaqiri e mban gjallë Baselin, Bodo/Glimt afër historisë

    20/08/2025 23:21

    Te Drita synojnë ta fitojnë “finalen” e parë në Prishtinë

    20/08/2025 20:06

    Leon, e gjithë Kosova po të pret, emri yt do të dëgjohen deri në qiell kur të thirret nga “Dardanët”!

    20/08/2025 19:15

    Zabërgja ftohet nga Kosova për ndeshjet e shtatorit

    20/08/2025 11:03
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.