Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ronaldo shënon gol por mposhtet në Superkupë
    Ballina-1

    Ronaldo shënon gol por mposhtet në Superkupë

    17/08/2024 22:12
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Cristiano Ronaldo nuk ka arritur që ta fitojë trofeun e parë të sezonit, pasi me Al Nassrin u mposhtën thellë 4:1 nga Al Hilali të shtunën, në ndeshjen e Superkupës së Arabisë Saudite. 

    Ronaldo, që po luan në sezonin e tretë në elitën e futbollit arab, e kaloi skuadrën e tij në epërsi në fundin e pjesës së parë. 

    39-vjeçari realizoi nga afërsia për 1:0. 

    Më pas, skuadra e tij pranoi katër gola, kurse Al Hilali e ngriti lartë trofeun e Superkupës. 

    Për Al Hilalin është triumfi i dytë rresht në Superkupë dhe i pesti në histori të klubit. Mbetet skuadra më e suksesshme në këtë garë, me tre trofe më shumë se Al Nassr. 

    Ronaldo dhe Al Nassr ishin mposhtur edhe në kampionat nga Al Hilali kampion, si dhe në Kupën e Mbretit, në edicionin e kaluar. 

    Sezoni i ri në Arabinë Saudite nis të enjten. Al Nassr do të jetë nikoqir i Al Raedit. 

    Për Al Hilalin është trofeu i 70-të zyrtar dhe mbetet skuadra më e dekoruar në Azi.

    TË LIDHURA

    Arjol Bllaca i bashkohet Prishtinës

    28/12/2025 18:37

    Napoli mbyll vitin me fitore, shkëlqen Hojlund

    28/12/2025 18:07

    Zhegrova merr lavde që ndryshoi për të mirë lojën e Juves: ka syze 3D

    28/12/2025 17:03

    Fitore bindëse e Milanit, Nkunku realizon dy gola

    28/12/2025 17:01
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.