Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ronaldo testohet për antidoping te Al Nassr
    Ballina-1

    Ronaldo testohet për antidoping te Al Nassr

    15/05/2024 16:29
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Vizitë surprizë në qendrën sportive të Al-Nassr në Arabinë Saudite. Komiteti i Antidopingut, zbarkoi në qendrën sportive të Al-Nassr përpara ndeshjes së radhës ndaj Al-Hilal.

    Disa futbollistë iu nënshtruan testit surprizë përfshirë dy portugezët, Cristiano Ronaldo dhe Otavio.

    Mirëpo, ky veprim i Komitetit të Antidopingut, la të pakënaqur drejtuesit e Al-Nassr teksa edhe fansat reaguan duke e konsideruar si një veprim të pamoralshëm. Nga testimet e së kaluarës në Arabi janë zbuluar disa raste të futbollistëve që kryesisht kishin marrë steroide.

    Në këtë sezon të ligës elitare në Arabi, Cristiano Ronaldo ia ka dalë të shënojë 33 gola dhe 10 asiste duke udhëhequr renditjen e golashënuesve, megjithatë sulmuesi nuk ka mundur të ndihmojë Al-Nassr të fitojë titullin që shkoi për Al-Hilal. /GazetaSport

    TË LIDHURA

    Lajme të mira për Zhegrovën para lojës me Pisan

    25/12/2025 13:14

    Drita triumfon pastër ndaj Prishtinës, i afrohet kreut

    24/12/2025 16:36

    Xhaka nuk ka se si të mungojë në formacionin e stinorit në Premier League

    23/12/2025 23:09

    Rashica po kthehet në formë, asiston në fitoren e Beshiktashit ndaj Fenerit

    23/12/2025 22:42
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.