Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ronaldo u ndëshkua pas goditjes në kokë dhe rrëzimit të kundërshtarit në tokë në stilin e një luftëtari të UFC
    Ballina-1

    Ronaldo u ndëshkua pas goditjes në kokë dhe rrëzimit të kundërshtarit në tokë në stilin e një luftëtari të UFC

    19/04/2023 11:39
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Cristiano Ronaldo tregoi aftësinë e tij për të rrëzuar një njeri në tokë në një luftë të stilit UFC, teksa fitoi një ndëshkim me karton të verdhë në humbjen e Al Nassr ndaj Al Hilal.

    Jo gjithçka po shkon aq lehtë sa pritej për Ronaldon, pasi ai u transferua në Arabinë Saudite në fillim të vitit, duke i dhënë fund kohës së tij në krye të sportit.

    Ndërsa ka shënuar 11 herë në 11 ndeshje për klubin e tij në Arabinë Saudite, ai tashmë ka arritur të shkarkojë trajnerin Rudi Garcia.

    Kjo erdhi javën e kaluar, pasi pesë herë fituesi i Topit të Artë nuk kishte arritur të shënonte në një ndeshje që duhej fituar kundër Al Feihas, teksa ata përpiqen të rrëzojnë liderët e ligës Al Ittihad.

    Pas asaj loje, 38-vjeçari u përlesh me një kundërshtar, pasi ata ndanë disa fjalë mjaft të zemëruara pas vërshëllimës së fundit, përpara se ai të zbriste në tunel.

    Më pas, Al Feiha e talli ish-yllin e Manchester Unitedit, duke përdorur fotografinë para Kupës së Botës, ku Ronaldo luan shah me Lionel Messin.

    Humori i tij nuk u përmirësua as të martën, pasi Al Nassr sërish humbi pikë, këtë herë në nga rivalët e mëdhenj, Al Hilal.

    Përveç humbjes dhe dështimit të tij për të shënuar, sulmuesi gjithashtu u ndëshkua me karton të verdhë pasi goditi një kundërshtar në kokë, përpara se ta rrezonte në stilin e një luftëtari të UFC.

    Interesante e gjithë kësaj ishte se u vë re se Michael Oliver ishte gjyqtari që dha kartonin e verdhë, pavarësisht se ende punon si gjyqtar në Ligën Premier.

    🚨🇸🇦| Cristiano Ronaldo gets a yellow card after taking an Al Hilal player down with a headlock 👀
    pic.twitter.com/HIMfCZHYQ3

    — CentreGoals. (@centregoals) April 18, 2023
    TË LIDHURA

    Dembele, Yamal, Palmer… në ekipin më të mirë të vitit sipas FIFA-s

    16/12/2025 19:53

    Dembele, më i miri i vitit 2025 sipas FIFA-s

    16/12/2025 19:49

    Donnarumma, portieri më i mirë për vitin 2025 sipas FIFA-s

    16/12/2025 18:55

    Mbappe fiton rastin ndaj PSG’së, klubi francez do t’i paguajë 61 milionë euro

    16/12/2025 18:14
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.