Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ronaldo vendos për të ardhmen
    Ballina-1

    Ronaldo vendos për të ardhmen

    25/06/2025 19:09
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Cristiano Ronaldo ka arritur marrëveshje me Al Nassr për vazhdimin e kontratës.

    “Marrëveshja pothuajse është arritur”, ka njoftuar eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano të mërkurën.

    Sipas Romanos, i vetmi detaj që mbetet për t’u zgjidhur është kohëzgjatja e kontratës. Sipas tij, marrëveshja për një vit është e garantuar, por drejtuesit e klubit sauditë po përpiqen që ta bindin atë të nënshkruaj kontratë der inë vitin 2027.

    Qëndrimi i Ronaldos në Al Nassr, është i rëndësishëm edhe për ligën saudite. Ronaldo ishte ylli i parë i madh i futbollit që pranoi të transferohet në Riad. Ai iu bashkua Al Nassrit në dhjetor të vitit 2022. Por aventura e tij në Al Nassr, nuk ka qenë një sukses i plotë.

    Pavarësisht golave të shënuar, 99 në 111 ndeshje, ai ende nuk ka arritur të fitojë ndonjë trofe të madh dhe kjo ka çuar në spekulimet për një largim të mundshëm. Megjithatë, tani duket se kjo nuk do të ndodhë. Ai do të mbetet edhe më gjatë pjesë e Al Nassr.

    TË LIDHURA

    Kosova me dy boksierë në turneun në Brazil

    08/04/2026 14:50

    Arsenali fiton me gol të minutave shtesë

    07/04/2026 23:02

    Bayerni e fiton superndeshjen në Madrid

    07/04/2026 22:59

    Hoffenheimi i vendosur ta shesë 50 milionë euro Fisnik Asllanin

    07/04/2026 19:41
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.