Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ronaldo vjen me një postim pas festimit duke rënë në sexhde
    Ballina-1

    Ronaldo vjen me një postim pas festimit duke rënë në sexhde

    24/05/2023 15:03
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Cristiano Ronaldo e ndihmoi ekipin e tij, Al-Nassr mbrëmë në fitoren ndaj Al-Shabab duke e shënuar golin e tretë dhe të fitores.

    Por, ajo që bëri bujë më shumë se goli i yllit portugez ishte mënyra e festimit të tij.

    38 vjeçari festoi duke rënë në sexhde, me ç’rast ky veprim u bë viral në krejt botën dhe bashkëlojtarët e tij e duartrokitën.

    E pas lojës, pesë herë fituesi i Topit të Artë e bëri një postim në rrjetet sociale, duke i falënderuar tifozët për mbështetjen në rrugëtimin e ekipit drejt titullit të kampionit në Arabinë Saudite.

    “Një shpirt i madh i ekipit për ta rikthyer rezultatin dhe për të fituar. Falënderim i madh i tifozëve, të cilët qëndruan me ne kur kishim më së shumti nevojë”, shkroi Ronaldo në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.

    Ish-futbollisti i Sporting Lisbonës, Manchester Unitedit, Real Madridit dhe Juventusit iu bashkua ekipit saudit gjatë dimrit, ndërsa flitet se mund të largohet prej aty gjatë verës që po vjen, me mundësi të rikthimit në futbollin evropian. 

    TË LIDHURA

    Reali fiton derbin e klubeve evropiane ndaj Juventusit dhe kalon në çerekfinale

    01/07/2025 23:08

    Nuk jep fitues miqësorja e dytë ndërmjet Kosovës dhe Estonisë

    01/07/2025 21:06

    Amir Rrahmani: 70 milionë njerëz e kanë ndjekur live festën e Napolit, me flamurin e Kosovës

    01/07/2025 19:22

    Shaqiri është gati për ta udhëhequr Baselin drejt sukseseve të reja

    01/07/2025 18:02
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.