Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ronaldo vjen me një tjetër reagim pak orë para ndeshjes Chelsea – Man United, për të cilën ai u përjashtua
    Futboll ndërkombëtar

    Ronaldo vjen me një tjetër reagim pak orë para ndeshjes Chelsea – Man United, për të cilën ai u përjashtua

    22/10/2022 16:15
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Cristiano Ronaldo u ka dhënë përkrahje bashkëlojtarëve të tij para ndeshjes së sotme, kundër Chelseat.

    Portugezi u përjashtua nga aktivitetet e ekipit të parë të enjten, pasi ai një ditë më herët refuzoi që të inkuadrohej si zëvendësues në minutën e 87-të në ndeshjen kundër Tottenhamit.

    Erik ten Hag pastaj e mori vendimin për suspendimin e Ronaldos, vendim që u mbështet edhe nga drejtuesit e klubit.

    Kësisoj, 37-vjeçari nuk është i grumbulluar për ndeshjen ndaj Chelseat, që zhvillohet nga ora 18:30 në “Stamford Bridge”.

    Megjithatë, bashkëlojtarët kanë marrë përkrahje nga pesë herë fituesi i “Topit të Artë”.

    “Le të shkojmë Manchester United”, ka shkruar Ronaldo në një foto të publikuar në “Instagram”,  në të cilën shihet ai dhe disa shokë të skuadrës.

    TË LIDHURA

    Juventusi interesohet për gardianin e Kosovës

    06/01/2026 15:59

    Risi në futbollin kosovar, të gjitha ndeshjet e Superligës planifikohen të luhen me reflektorë

    06/01/2026 14:07

    Ademi: Llapi ka dhënë shumë për futbollin, stadiumi i tij mban një emër të veçantë “Zahir Pajaziti” i cili frymëzon të gjithë kur shkelin në fushë

    06/01/2026 13:46

    Nisje e mbarë e lojtarëve të Kosovës në vitin më të rëndësishëm

    05/01/2026 23:25
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.