Cristiano Ronaldo është zgjedhur futbollisti i “muajit” i Pro Ligës Saudite për muajin shkurt pasi që shënoi tetë gola në katër ndeshje për Al – Nassr.
Pasi që nuk shënoi asnjë gol apo bëri një asist gjatë tërë janarit, superylli portugez me në fund ka zgjedhur që zgjedhe një klub të ri, duke regjistruar dy asiste në tetë sulme të tij. Përpjekjet e Ronaldos kanë ndihmuar që ai të çimentojë në vendin e parë në tabelë dhe paraqitjet e tij janë shpërblyer me çmimin individual, që më parë i ishte dhënë futbollistit të Al – Hilal, Salem Al-Dawsari.
𝗕𝗲𝘀𝘁 𝗣𝗹𝗮𝘆𝗲𝗿 𝗔𝘄𝗮𝗿𝗱 ⭐
— Roshn Saudi League (@SPL_EN) February 28, 2023
Al Nassr superstar 𝗖𝗿𝗶𝘀𝘁𝗶𝗮𝗻𝗼 𝗥𝗼𝗻𝗮𝗹𝗱𝗼 was at his phenomenal best throughout February, with eight goals and two assists in four run-outs 🐐#RoshnSaudiLeague | #CR7𓃵 | @Roshnksa | @AlNassrFC_EN | @Cristiano pic.twitter.com/HTpV1XxYKe
Ronaldo ishte në formë të madhe gjatë tërë shkurtit. Jo vetëm që 38 vjeçari la shenjë për Al-Nassr kundër Al Fateh më 3 shkur, por ai shënoi golin e tij të 500-të të karrierës gjatë fitores 0-4 të skuadrës së tij në Al Wehda gjashtë ditë më vonë, ku ai shënoi të katër golat.



Portugezi pastaj bëri dy asiste për klubin e tij të ri në fitoren 2-1 kundër Al-Taawoun më 17 shkurt – njëri prej të cilëve ishte i mahnitshëm – para se të bënte një het trik kundër Al-Nassr për fitore 0-3 kundër Damac të shtunën e kaluar.
Super ylli portugez do të jetë në aksion përsëri për Al-Nassr kur ata do të luajnë kundër Al-Batin në ligë të premten.