Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Rose Bertram mohon se ka pasur aferë me Mbappen
    Futboll ndërkombëtar

    Rose Bertram mohon se ka pasur aferë me Mbappen

    10/01/2023 21:00
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ajo ka bërë një deklaratë të gjatë në rrjetet sociale, derisa ka akuzuar edhe “bullistët” e internetit për komentet ndaj saj

    Stephanie Rose Bertram ka zgjedhur rrjetet sociale të hënën për t’i mohuar raportet që ajo ka pasur një aferë me yllin e Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe.

    Modelja 28 vjeçare ka dy vajza me ish mbrojtësin e Ajaxit dhe PSG-së, Gregory va nder Wiel, por çifti u shkurorëzuan me njëri tjetrin vitin e kaluar.

    Bertram ka shkruar një deklaratë të gjatë në Instagram për të kritikuar mediat dhe për të thënë që ajo ishte viktime e “bullizmit online”.

    Deklarata e plotë e Rose Bertram në lidhje me thashethemet për Mbappe

    “Normalisht nuk i përgjigjëm thashethemeve, por kemi një kufi që nuk lejoj të kalohet”, ka shkruar Bertram.

    “Javën e kaluar gënjeshtra janë shpërndarë për mua që kanë shkaktuar lëndim serioz të familjes sime, vetës sime dhe atyre që me rrethojnë”.

    “2023-ta filloi për mua me urrejtje dhe bullizim online, fatkeqësisht është një fotografi e keqe së si është duke u bërë bota e jonë”.

    “Asgjë që është thënë, shkruar apo është thënë nuk është e vërtetë në asnjë formë”.

    “E vërteta nuk mund të vije nga një i huaj që nuk di asgjë për jetën time dhe fshihet pas një ekrani”.

    “Pjesa më e keqe është që ka njerëz që i besojnë këtyre gjërave të pakuptimta edhe pse ato nuk kanë asnjë fakt për atë që thuhet për mua dhe shumë gënjeshtra që shkatërrojnë imazhin dhe reputacionin tim”.

    “Në një botë ku ne shikohemi, kilikohemi dhe pëlqehemi në çdo formë, ne ndonjëherë harrojmë se jemi ende njerëz dhe që bullizimi online fatkeqësisht mund të shkatërrojë jetë”.

    “Kështu që ndjeva se kam nevojë të flas, për shkak se nëse lëmë çdo kënd të thonë çfarëdo që ata dëshirojnë të thënë, ne duhet të fillojmë të mendoj që kjo është normal. Ka shumë njerëz që janë duke u përballur me këtë dhe kjo është gjë shumë e keqe”.

    Rose Bertram bëri tifo për Mbappen në Botëror

    Gjatë kësaj kohe ka pasur raporte që Mbappe ishte në lidhje me Bertram dhe këto thashetheme ishin konfirmuar për shkak të një fotografie që ishte shkarkuar në Instagram nga dizajnerja Eli Mizrahi.

    Modelja belge ishte në Katar për Botërorin dhe raportohet që ia ka dedikuar disa mesazhe ylli të Francës, i cili e udhëhoqi skuadrën e tij deri në finale, por aty ai humbi nga Argjentina me penallti.

    Këto raporte për një lidhje të tyre të mundshëm të Mbappes vinë në të njëjtën kohë kur ai u tha se është në lidhje me modelen transgjinore, Ines Rau.

    TË LIDHURA

    Spanja – Portugalia, finalja e madhe e Ligës së Kombeve zhvillohet sonte

    08/06/2025 10:54

    Sylvinho i zhgënjyer me rezultatin por jo me paraqitjen

    07/06/2025 23:38

    Hoxha: Trajneri na motivoi shumë dhe na tha se ishte një ndeshje shumë e mirë

    07/06/2025 23:30

    Daku: Çdo gjë e hapur, do të luftojmë të realizojmë ëndrrën e kualifikimit në Botëror

    07/06/2025 23:21
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.