Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Rrahmani flet për De Bruynen dhe ndihmën për Beukeman
    Ballina-2

    Rrahmani flet për De Bruynen dhe ndihmën për Beukeman

    20/07/2025 19:32
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kampioni i Italisë, Napoli, ka bërë disa transferime në këtë afat kalimtar. Për transferimet dhe në përgjithësi për përgatitjet për edicionin e ri, të dielën ka folur mbrojtësi Amir Rrahmani. 

    Rrahmani ka thënë se faza përgatitore e edicionit të kaluar ka qenë më e vështira, ndërsa shpreson që këtë vit të kalojnë më lehtë. 

    “Të gjithë lojtarët që janë afruar janë të talentuar. Nuk kanë ardhur këtu rastësisht. Ata kanë luajtur për ekipe të forta dhe klubi i ka zgjedhur për një arsye. Të gjithë janë vërtetë të mirë”, ka deklaruar Rrahmani për “Sky Sport”. Ai foli në kampin stërvitor Dimaro, ku Napoli është duke u përgatitur. 

    Në mesin e lojtarëve të transferuar janë edhe mesfushori Kevin De Bruyne që u largua nga Manchester City, si dhe Sam Beukema që së shpejti pritet të nis stërvitjet me Napolin. Ai ishte lojtar i Bolognas. 

    “De Bruyne dinte shumë për Napolin para se të vinte. Ai i ka pyetur disa bashkëlojtarë te Belgjika. Ka shumë kualitet. Zakonisht kur shkon te ndonjë skuadër e re duhet të mësohesh të bësh atë që kërkon dhe dëshiron trajneri. Por, padyshim se De Bruyne është prej më të mirëve në skuadër. Sa i përket Beukemas, unë gjithmonë mundohem t’u flas mbrojtësve të rinj që transferohen. Ne duhet t’i mësojmë lëvizjet e njëri-tjetrit. Kjo është e rëndësishme, lëvizja në fushë, që do ta bënte punën edhe më të lehtë për mua”, ka deklaruar Rrahmani. 

    Rrahmani me Napolin i ka dy tituj të fituar në Serie A.

    TË LIDHURA

    Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë/ Turqi-Rumani!

    24/03/2026 15:25

    Sllovakia e ndalon hyrjen në stadium për tifozët me pasaporta të Kosovës në sektorët e tifozëve vendës

    24/03/2026 14:54

    Reali fiton superderbin e Madridit

    23/03/2026 00:01

    Interi ndalet në barazim, Milani i afrohet në gjashtë pikë

    23/03/2026 00:00
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.