Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Rrahmani flet për Kosovën, Botërorin, Championsin dhe për rikthimin e vështirë nga lëndimi
    Ballina-2

    Rrahmani flet për Kosovën, Botërorin, Championsin dhe për rikthimin e vështirë nga lëndimi

    26/11/2025 12:23
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Kosovo's Amir Rrahmani, right, celebrates with Edon Zhegrova after scoring against Greece during the World Cup 2022 group B qualifying soccer match between Greece and Kosovo at the Olympic stadium, in Athens, Greece, Sunday, Nov. 14, 2021. (AP Photo/Yorgos Karahalis)

    Pas fitores 2:0 të arritur mbrëmë nga Napoli ndaj Qarabag në stadiumin “Maradona”, në zonën miks ka përfunduar qendërmbrojtësi napolitan, Amir Rrahmani.

    Kapiteni i Kombëtares së Kosovës luajti gjatë tërë ndeshjes në këtë sfidë të Ligës së Kampionëve, ndërsa e pranoi se rikthimi nga lëndimi nuk ishte i lehtë për të, mbi të gjitha për shkak të orarit të ngjeshur të ndeshjeve, shkruan “Gazeta Express”.

    “Ishte paksa e vështirë sepse janë shumë ndeshje afër njëra-tjetrës. Pas lëndimit kjo është ndeshja e shtatë që e luaj në tri javë, është shumë. Por, po mundohemi ta menaxhojmë sa më mirë situatën sepse trajneri në disa takime më ka bërë që të pushoj, më ka nxjerrë nga loja para fundit të ndeshjes. Kështu, ishte mjaft e vështirë, ta them të drejtën, sepse isha jashtë për dy muaj dhe kur jam rikthyer ishin krejt përballjet çdo tri ditë dhe më pas edhe angazhimi me Kombëtaren”, deklaroi Rrahmani.

    A është më e lehtë për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve apo të shkosh në Botëror me Kosovën?

    “Nuk e di, shpresojmë që t’i bëjmë të dyja sepse luajmë për këtë, për të shkuar sa më lartë të jetë e mundur për t’i arritur rezultatet më të mira”, përfundoi Rrahmani. 

    TË LIDHURA

    Rrahmani flet për Kosovën, Botërorin, Championsin dhe për rikthimin e vështirë nga lëndimi

    26/11/2025 12:23

    Hekuran Kryeziu merr drejtimin e Kosovës U21 pas largimit të Tovërlanit

    26/11/2025 11:42

    Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve, vëmendja tek Chelsea-Barcelona

    25/11/2025 13:33

    KE i FFK-së: Kualifikimi në “play-off” përbën një arritje tejet të rëndësishme për futbollin e Kosovës

    24/11/2025 16:12
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.