Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Rrahmani i lënduar, mund të mungojë deri në tri javë
    Ballina-2

    Rrahmani i lënduar, mund të mungojë deri në tri javë

    11/10/2022 14:52
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Amir Rrahmani nuk do të jetë në gjendje ta ndihmojë Napolin në ndeshjen e mesjavës në Ligën e Kampionëve.

    Ekipi italian e ka mundësinë e kualifikimit në të tetën e finales së kësaj gare me një fitore eventuale ndaj Ajaxit të mërkurën mbrëma.

    Klubi nga Serie A e ka konfirmuar tërheqjen muskulore në kofshën e lojtarit, i cili duhet të pushojë disa ditë.

    Napoli nuk e ka specifikuar se kur do të rikthehet përfaqësuesi kosovar, i cili këtë sezon është njëri prej lojtarëve kryesorë të trajnerit Luciano Spalletti.

    Por, mediat italiane shkruajnë se 28 vjeçari do të mungojë së paku tri javë.

    Kjo nënkupton se ai mund t’i humbasë tri ndeshjet e ardhshme të Napolit në Grupin A të Ligës së Kampionëve.

    Sidoqoftë, kapiteni kosovar pritet të jetë gati për të tetën e finales, ku sipas të gjitha gjasave do të kalojë Napoli. 

    TË LIDHURA

    Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mundësinë ta vendosim Kosovën në sytë e mbarë njerëzimit

    29/03/2026 22:57

    Turqia mbërrin në Prishtinë pa stërvitje në “Fadil Vokrri”, zbulohet plani para finales me Kosovën

    29/03/2026 20:31

    Kosova dhe futbolli: 10 vite triumfe që sfidojnë politikën dhe afirmojnë identitetin kombëtar

    29/03/2026 20:19

    Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë/ Turqi-Rumani!

    24/03/2026 15:25
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.