Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Rrahmani i zbulon objektivat e mëdha me Napolin në Serie A dhe në Ligën e Kampionëve
    Ballina-1

    Rrahmani i zbulon objektivat e mëdha me Napolin në Serie A dhe në Ligën e Kampionëve

    26/01/2023 17:14
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Amir Rrahmani i ka zbuluar objektivat që i ka këtë edicion me Napolin. Futbollisti kosovar kërkon nga shokët që të vazhdojnë me ritëm të njëjtë në Serie A për ta mbyllur sezonin si triumfues, ndërsa shpreson që ekipi të shkojë sa më larg edhe në Ligën e Kampionëve

    Amir Rrahmani është duke e shijuar një sezon magjik me Napolin.

    Futbollisti kosovar është njëri prej liderëve të ekipit italian, i cili po e bën mrekullinë në Serie A dhe në Ligën e Kampionëve.

    28 vjeçari ka folur për objektivat që i kanë napolitanët në këtë edicion, shkruan “Gazeta Express”.

    Natyrisht, ai nuk e fsheh dëshirën për ta fituar “Scudetton” dhe për të shkuar sa më larg në Champions.

    “Jemi në gjysmë të rrugës, mund ta shqiptojmë fjalën Scudetto. Kanë mbetur edhe shumë ndeshje dhe ne po përgatitemi lojë pas loje, nuk mendojmë për fundin. Mund ta fitojmë titullin vetëm nëse i zhvillojmë ndeshjet ashtu siç dimë, nuk ka nevojë për fjalë. Sa i përket Championsit, besojmë në objektivin për ta arritur çerekfinalen. E kemi bërë një rrugëtim të madh, shpresojmë të bëjmë diçka të shkëlqyeshme”, u shpreh kapiteni kosovar për “Radio Kiss Kiss Napoli”.

    Rrahmani e ka përmendur ndërkohë edhe periudhën e vështirë nëpër të cilën kaloi kur ishte i lënduar.

    Ndërsa, tash e ka lënë prapa atë dhe është i fokusuar për ta ndihmuar Napolin në arritjen e objektivave.

    Rrahmani është ringjallur nën drejtimin e Luciano Spallettit, të cilin e ka lartësuar për punën që po e bën me ekipin, shkruan “Gazeta Express”.

    Gjithashtu, i ka falënderuar edhe tifozët për mbështetjen që po ia japin ekipit.

    Ai dëshiron ta shkruajë historinë në këtë klub, si në Itali ashtu edhe në Evropë. 

    TË LIDHURA

    Interi mezi e mposht skuadrën japoneze

    21/06/2025 23:09

    Zyrtare: Lorik Boshnjaku transferohet te Gjilani

    21/06/2025 22:10

    Drilon Hazrollaj shënon golin e parë me Rapidin

    21/06/2025 20:42

    Zbulohet paga që Granit Xhaka do ta fitojë te Milani

    21/06/2025 18:39
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.