Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Rrahmani ka firmosur kontratën e re
    Ballina-2

    Rrahmani ka firmosur kontratën e re

    09/05/2023 11:28
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, ka firmosur kontratën e re me Napolin, e cila do të bëhet zyrtare brenda këtij muaji, ka shkruar të martën Fabrizio Romano. Bëhet e ditur se Rrahmani është pajtuar me kushtet e ofruara nga Napoli dhe do të jetë pjesë e ekipit italian edhe për një periudhë të gjatë.

    Me kontratën e re, pasi aktualja i skadon vitin tjetër, Rrahmani do të jetë pjesë e Napolit deri në verën e vitit 2027.

    Ai ka edhe opsionin e rinovimit edhe për një vit tjetër, ndërsa do të ketë pagë vjetore prej 2.5 milionë eurosh.

    Rrahmani është ndër mbrojtësit më të vlerësuar në Serie A, ndërsa këtë edicion ka fituar titullin e kampionit me Napolin. Në 32 ndeshje të luajtura deri më tani, ai ka kontribuar edhe me 2 gola e 1 asistim. 29-vjeçari është pjesë e Napolit prej vitit 2020, kur iu bashkua nga Verona.

    TË LIDHURA

    Foda zbulon pse refuzoi ofertën milionëshe

    25/06/2025 21:54

    Drita transferon Vesel Limajn

    25/06/2025 21:51

    “Nuk ka negociata me Milanin” – Bayer Leverkusen i mbyll derën e transferimit Granit Xhakës

    25/06/2025 19:21

    Ronaldo vendos për të ardhmen

    25/06/2025 19:09
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.