Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Rrahmani: Mentaliteti është pika ime e fortë
    Ballina-1

    Rrahmani: Mentaliteti është pika ime e fortë

    25/09/2024 21:41
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Albion Rrahmani vlerëson se e ka mentalitetin e duhur për të bërë karrierë të suksesshme në futboll. Dhe mentalitetin e konsideron pikën e tij më të fortë.

    Ka një muaj që sulmuesi i Kosovës iu bashkua kampiones së Çekisë, Sparta Pragës. Të mërkurën Sparta ka publikuar një intervistë me Rrahmanin që e nisi suksesshëm karrierën në klubin çek.

    Sparta po paraqitet edhe në Ligën e Kampionëve, ndërsa ndeshjen e parë e fitoi.
    Rrahmani fillimisht është pyetur për jetën në Pragë.

    “Është shumë mirë këtu. Jam i lumtur të jem pjesë e ekipit dhe të jem këtu. Po luaj në një qytet të bukur, në garë të nivelit të lartë dhe i rrethuar nga një ekip vërtet i mirë. Nuk shkoj shumë në qytet, por përfundimisht më ka lënë përshtypje të mira deri më tani”, ka thënë Rrahmani.

    Ai ka theksuar se qendra stërvitore e Spartës është shumë e mirë e fushat e stërvitjes po ashtu. Rrahmani është përshtatur shpejt, ndërsa thotë se kjo është meritë e bashkëlojtarëve.

    Në stërvitje, Rrahmani mundohet të shënojë nga secila pozitë. 

    “Duhet të keni qasjen e duhur dhe të përfitoni nga secila mundësi që paraqitet, jo vetëm në ndeshje. Një rast i mirë mund të vijë një apo dy herë në ndeshje, kështu që duhet ta bësh më të mirën për të shënuar. Mendoj se mentaliteti është pika ime e fortë. Fakti se provoj të shënoj në secilin shans që fitoj në stërvitje është dëshmi për këtë”, thotë 24-vjeçari nga Podujeva. Ai iu bashkua Spartës nga Rapid Bukureshti ku shkëlqeu përgjatë një viti.

    Në elitën çeke, Rrahmani ka një gol e një asistim në dy paraqitje. Tashmë ka debutuar në Champions, ndërsa në kualifikime të Ligës së Kampionëve realizoi gol.

    Te Sparta janë edhe Ermal Krasniqi, Qazim Laçi e Indrit Tuci. Ndeshjen e ardhshme në Champions, kampioni çek e ka ndaj Stuttgartit më 1 tetor në Gjermani.

    TË LIDHURA

    FRANCO FODA pas fitores ndaj Suedisë: Jam krenar me ekipin

    08/09/2025 23:36

    UEFA shkruan për fitoren e Kosovës: Kosova trondit Suedinë

    08/09/2025 23:31

    Shkëlqen Kosova, fitore e madhe ndaj Suedisë

    08/09/2025 22:46

    Tifozët suedezë shijojnë birrat dhe mikpritjen e ngrohtë në Prishtinë, presin një ndeshje të fortë sonte

    08/09/2025 14:52
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.