Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Rrahmani nuk u ftua nga Kosova, flet menaxheri i tij: Amiri nuk u grumbullua, meqë Dardanët nuk kanë ndonjë objektiv konkret
    Ballina-1

    Rrahmani nuk u ftua nga Kosova, flet menaxheri i tij: Amiri nuk u grumbullua, meqë Dardanët nuk kanë ndonjë objektiv konkret

    12/11/2023 17:19
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Kosovo's Amir Rrahmani, right, celebrates with Edon Zhegrova after scoring against Greece during the World Cup 2022 group B qualifying soccer match between Greece and Kosovo at the Olympic stadium, in Athens, Greece, Sunday, Nov. 14, 2021. (AP Photo/Yorgos Karahalis)

    Menaxheri i Amir Rrahmanit, Adrian Aliaj ka treguar arsyet e mungesës së kapitenit të Kosovës për tri ndeshjet e nëntorit.

    Aliaj në një deklaratë ekskluzive për drejtorin e Futbollit në Artmotion, Arlind Sadiku, ka thënë se vendimi ka qenë i përbashkët.

    Ai ka shtuar se Rrahmani nuk u grumbullua për shkak sipas tij, Kosova nuk ka ndonjë objektiv konkret.

    “Vendimi ka qenë i përbashkët, mes lojtarit, trajnerit të Kosovës, Napolit dhe meje, që Amiri të mos grumbullohet kësaj radhe, meqenëse Kosova nuk ka ndonjë objektiv konkret. Herën e fundit, ai u lëndua te kombëtarja dhe ende nuk e ka marrë veten mirë. Amiri ka dhënë gjithçka për Kosovën, ai e la kombëtaren e Shqipërisë për Kosovën. Nëse Kosova do të ishte duke luftuar për kualifikim, normalisht që Amiri do të vinte, por pse të mos e shohim këtë edhe nga një këndvështrim tjetër pozitiv. Pse të mos fitojë Kosova ndonjë lojtar të ri, si psh Dellova?”, ka thënë Aliaj për Sadikun.

    Përndryshe, Kosova sot do të ballafaqohet me Izraelin, duke filluar nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

    TË LIDHURA

    Nga kontrata milionëshe te poshtërimi publik! Al Nassr ftoi futbollistin slloven dhe më pas e përzuri nga hoteli edhe e ktheu mbrapsht në Holandë

    23/07/2025 19:51

    Taktika e Dritës i ‘çmend’ danezët – trajneri Neestrup dhe sulmuesi Elyounoussi lavdërojnë skuadrën e Zekirija Ramadanit

    23/07/2025 19:01

    FC 2 Korriku nis nga raundi i dytë në UEFA Youth League 2025/26

    23/07/2025 18:58

    Tolaj i gatshëm për shpërthim: Fillimi i mbarë shumë i rëndësishëm

    23/07/2025 15:18
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.