Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Rrahmani pajtohet për ta nënshkruar kontratën e re
    Ballina-1

    Rrahmani pajtohet për ta nënshkruar kontratën e re

    22/04/2023 11:15
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Amir Rrahmani është pajtuar për ta nënshkruar kontratën e re me Napolin. Rrahmani do ta vazhdojë kontratën me skuadrën napolitane deri në qershor të vitit 2028.

    29-vjeçari, kapiten i Përfaqësueses së Kosovës, është kthyer në një prej lojtarëve më të rëndësishëm në skuadrën e drejtuar nga Luciano Spalletti këtë edicion.

    Rrahmani ka luajtur 2521 minuta në Serie A dhe në Ligën e Kampionëve.

    Napoli e siguroi Rrahmanin prej janarit të vitit 2020 nga Verona për 14.2 milionë euro, por atë sezon qendërmbrojtësi e kishte përmbyllur me Veronën.

    Sipas Gianluca Di Marzios, menaxheri i Rrahmanit, Adrian Aliaj, është takuar me zyrtarët e Napolit të premten dhe palët ishin pajtuar për të gjitha detajet e kontratës së re.

    29-vjeçari do të nënshkruajë kontratën deri në qershor të vitit 2027, ndërsa do të ketë opsion automatik të rinovimit edhe për një vit tjetër, që do të thotë se është marrëveshje pesëvjeçare

    TË LIDHURA

    Dembele, Yamal, Palmer… në ekipin më të mirë të vitit sipas FIFA-s

    16/12/2025 19:53

    Dembele, më i miri i vitit 2025 sipas FIFA-s

    16/12/2025 19:49

    Donnarumma, portieri më i mirë për vitin 2025 sipas FIFA-s

    16/12/2025 18:55

    Mbappe fiton rastin ndaj PSG’së, klubi francez do t’i paguajë 61 milionë euro

    16/12/2025 18:14
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.