Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Rrahmani shpreson të debutojë me gol ndaj Rumanisë
    Ballina-2

    Rrahmani shpreson të debutojë me gol ndaj Rumanisë

    11/09/2023 20:43
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Sulmuesi i Kosovës, Albion Rrahmani, i cili e ka nisur furishëm edicionin te Rapidi i Bukureshtit, ka folur për mediumet rumune në prag të ndeshjes me Rumaninë. Në dy ndeshje të luajtura deri më tani në kampionatin rumun, Rrahmani ka shënuar katër gola, ndërsa te Rapidi u transferua këtë verë nga Ballkani i Suharekës.

    Sulmuesi 23-vjeçar është ftuar te Kosova edhe për ndeshjet e këtij muaji në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024” por ende nuk e ka bërë debutimin zyrtar me fanellën e “Dardanëve”. Në një intervistë për “DigiSport”, Rrahmani ka thënë se shpreson të debutoj dhe të shënoj gol kundër Rumanisë, në ndeshjen e Grupit I kualifikues, e cila luhet të martën prej orës 20:45 në Bukuresht. Madje, ai ka thënë se dëshira e tij është t’i shënoj gol portierit të Rumanisë, Horatiu Moldovan, të cilin e ka bashkëlojtar te Rapidi.

    “Është një ndeshje speciale dhe me padurim pres të luaj. Pres të luaj kundër Moldovanit dhe pse mos ti shënoj gol. Kam folur pak me të, por nesër do të jetë ndeshja jonë dhe shpresoj të marrim pikët e plota. Është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne”, është shprehur Rrahmani, i cili ka thënë se barazimi 2:2 në Prishtinë kundër Zvicrës, ka rritur dukshëm moralin te Kosova. “Rezultati kundër Zvicrës ishte shumë i mirë për moralin tonë. Mendoj se jemi kthyer në garë për kualifikim në Evropian dhe duam të fitojmë kundër Rumaninë. Nuk e di nëse Rumania është favorite në këtë ndeshje sepse po luajmë mirë”. Gjithashtu, Rrahmani ka shtuar se më së miri do të dihet pas ndeshjes së nesërme se kush është favoriti për vendin e dytë në grup. Rumania ka 9 pikë, pesë më shumë se Kosova pas 5 ndeshjeve të luajtura. Grupit i prinë Zvicra me 11 pikë të grumbulluara.

    TË LIDHURA

    Vojvoda me mesazh të fuqishëm për shokët, sytë kah Euro 2028

    02/04/2026 14:38

    Mallorca sërish me postim të veçantë për Vedat Muriqin

    02/04/2026 11:23

    Ademi pas medaljes nga presidentja: Kjo është medalja më e çmuar, medalja e shtetit tonë, medalja e popullit tonë

    01/04/2026 11:28

    Fjalët e Muriqit nga Presidenca e Kosovës: S’më kishte shkuar mendja te kjo, as biletën kthyese nuk e kam

    01/04/2026 11:09
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.