ShowSport

Rrëfimi naiv i blogeres italiane: Më ka shkruar Totti!

Rrëfimi naiv i blogeres italiane: Më ka shkruar Totti!

Francesco Totti është në qendër të vëmendjes së lajmeve rozë në Itali. Legjenda e Romës pas ndarjes me Ilary Blasi ka nisur një aventurë të re me Noemi Boçhi, e cila është e angazhuar në sportin e padelit. Dyshja tashmë nuk fshihet më dhe është shfaqur publikisht. Megjithatë, duket se para Noemit, Totti ka pasur

Besnik Batusha

Francesco Totti është në qendër të vëmendjes së lajmeve rozë në Itali. Legjenda e Romës pas ndarjes me Ilary Blasi ka nisur një aventurë të re me Noemi Boçhi, e cila është e angazhuar në sportin e padelit.

Dyshja tashmë nuk fshihet më dhe është shfaqur publikisht. Megjithatë, duket se para Noemit, Totti ka pasur dëshirë për të krijuar një tjetër lidhje. Këtë herë me Antonella Fiordelisi e cila është një blogere e njohur në Itali. Kjo e fundit gjatë një rrëfimi në Grande Fratello Vip, tha se Totti i kishte dërguar mesazhe.

U duk si një gafë e Fiordelisit e cila më pas e korrigjoi veten duke e mohur se Totti i kishte dërguar mesazhe. Por, aq u desh dhe lajmi u përhap kudo me bukuroshen që në të kaluarën është përfolur edhe për një flirt me Gonzalo Higuain dhe Nicolo Zaniolo.

Antonella FiordelisiFrancesco TottiNoemi Boçhi

Mëshumë nga ShowSport

Të gjitha →
ShowSport

Dardan Berisha jo më beqar, fejohet me bukuroshen Belinda Mehana

ShowSport

Cristiano Ronaldo i propozon martesë Georgina Rodriguez

ShowSport

Ylli i Manchester United në lidhje me ish-të dashurën e Kylian Mbappe

ShowSport

Vesa konfirmon lidhjen me Dakun? Publikon dhuratat e marra nga ai