Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Rrëfimi prekës i Eriksen: Sapo u zgjova pashë videon
    Ballina-1

    Rrëfimi prekës i Eriksen: Sapo u zgjova pashë videon

    11/05/2023 14:05
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Cristian Eriksen ishte pjesë e skuadrës së Danimarkës në Evropianin e 2020 (të zhvilluar në vitin 2021), por fatkeqësisht u detyruar të largohet për shkak të problemeve shëndetësore. Mesfushori pësoi një atak kardiak në fushë por për fat të mirë arriti ta kalonte duke u rikthyer edhe një herë si futbollist.

    Në një intervistë të dhënë për “The Telegraph”, Eriksen ka rrëfyer momentet e kësaj ngjarjeje, duke treguar se ka parë videon e tij vetëm një ditë pasi është përmendur.

    “Një ditë pasi ndodhi ngjarja, unë e pashë videon. Doja të dija se çfarë ka ndodhur dhe për të përjetuar emocionet që mund të kisha dhe të isha i përgatitur për më vonë. Kurrë nuk është e lehtë. E sheh se dhe më pas mendon… çfarë ishte? E kam parë dhe kjo është e gjitha.

    Unë personalisht kam mësuar se duhet që të shijosh çdo moment, të shijosh futbollin nëse të argëton. Në të kundër, lëre, merru me diçka tjetër. Për mua ishte e rëndësishme të rikthehesha edhe një herë, të rikthehesha si baba me kohë të plotë, si i dashur me kohë të plotë. Kjo ishte e rëndësishme.

    Kur u ndërpre kontrata, më në fund kisha një përgjigje. Mund të luaja futboll, por diku tjetër. Kështu, më duhej ta ndërprisja me Interin sepse sinqerisht, nuk kisha zgjidhje tjetër. Falënderoj Brentford për mundësinë e dhënë. Iu thashë, nëse më vjen një ofertë nga një klub më i madh, dua të shkoj. Erdhi ofertë nga Junajtid për fat dhe jam i lumtur që jam aty”, thotë mes të tjerash Eriksen.

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.