Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    RREGULLAT E EURO 2024/ Arbitrat s’do të lejojnë protesta, ka penallti për mbajtjet në zonë
    Ballina-1

    RREGULLAT E EURO 2024/ Arbitrat s’do të lejojnë protesta, ka penallti për mbajtjet në zonë

    14/06/2024 16:28
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Lojtarët të harrojnë çdo protestë. Mund të thuash edhe “tolerancë zero” do të ketë për futbollistët në “Euro 2024” nga arbitrat.

    UEFA i ka ftuar gjyqtarët që të mos kenë frikë të ndëshkojnë futbollistët që guxojnë për protesta, ndërsa vetëm kapitenët do të kenë mundësi që t’u afrohen xhaketave të zeza për të marrë shpjegime gjatë turneut.

    Tre kombëtare (Italia, Gjermania dhe Sllovenia) kanë kapitenë portierët: Dhe në këto raste, arbitri do t’u kërkojë përpara ndeshjeve, se cilit do t’ia delegojë portieri kapiten këtë përgjegjësi nëse ai është larg tij.

    Për faullet e rënda ka kartonë të kuq, ndërsa lojtarët do të mbrohen si kurrë më parë nga dëmtimet. UEFA ka udhëzuar edhe një përdorim jo të ekzagjeruar të VAR-it për të mos pasur ndërprerje të mëdha të ndeshjes. Të gjithë topat do të jenë të pajisur me një çip brenda. Duke kombinuar të dhënat për pozicionin e lojtarëve me inteligjencën artificiale, çipi do të ndihmojë për të kuptuar momentin e lëshimit të sferës, me jetën që po bëhet gjithnjë e më e vështirë për pozicionet jashtë loje.

    Për sa i përket shtesave, objektivi është të mos kalojmë më shumë se 10 minuta në total pas 90 minutave, duke shpresuar të ruhen 60 minutat e lojës efektive që është parë në Champions League. Rregulli i ri i 8 sekondave në dispozicion të portierit për të mbajtur topin (në fuqi që nga korriku) nuk do të aplikohet edhe në Europian, koha mbetet 6 sekonda. Për mbajtjet në zonë nuk do të aplikohet kartoni i kuq, por sigurisht që do të ketë penallti.

    TË LIDHURA

    Lajme të mira për Zhegrovën para lojës me Pisan

    25/12/2025 13:14

    Drita triumfon pastër ndaj Prishtinës, i afrohet kreut

    24/12/2025 16:36

    Xhaka nuk ka se si të mungojë në formacionin e stinorit në Premier League

    23/12/2025 23:09

    Rashica po kthehet në formë, asiston në fitoren e Beshiktashit ndaj Fenerit

    23/12/2025 22:42
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.