Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Rreth 100 tifozë kroatë përballen me akuza për vrasje në Greqi
    Ballina-2

    Rreth 100 tifozë kroatë përballen me akuza për vrasje në Greqi

    09/08/2023 17:41
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Gati 100 tifozë kroatë të arrestuar të futbollit u paraqitën në një gjykatë të Athinës të mërkurën për t’u përballur me akuza të rënda penale që përfshijnë vrasje dhe anëtarësim në një organizatë kriminale. Të rinjtë e prangosur dolën para një gjyqtari hetues një ditë pasi një tifoz grek 29-vjeçar u godit me thikë për vdekje jashtë stadiumit të AEK-ut të Athinës, duke shkaktuar anulimin e ndeshjes së parë të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve kundër Dinamo Zagrebit.

    Zyrtarët e gjykatës thanë se gjykatësi lëshoi akuzat e përgjithshme kundër të 103 të dyshuarve, përfshirë 97 shtetas kroatë. Aktakuzat përfshinin gjithashtu akuza për sulme të shumta, posedim dhe përdorim të paligjshëm të materialit shpërthyes. Akuza e lidhur me vrasjen ka të ngjarë të hiqet për shumicën e të pandehurve ndërsa hetimi vazhdon. Videoja amatore e sulmit tregoi dhjetëra të rinj që mbanin shkopinj dhe shufra hekuri duke vrapuar pranë stadiumit të AEK-ut, të martën. Dhjetë persona u plagosën dhe katër mbeten të shtruar në spital. Policia greke vendosi postblloqe në autostradë dhe bëri kontrollime shtesë kufitare për të kërkuar më shumë të dyshuar. Autoritetet njoftuan arrestimin e gjashtë shtetasve kroatë, teksa tentonin të largoheshin nga vendi. Pesë nga të dyshuarit u ndaluan në portin veriperëndimor të Igumenitsas teksa po përgatiteshin të hipnin në një traget me destinacion Italinë, ndërsa i gjashti u arrestua në një autobus me destinacion Shqipërinë. Nënkryetari i Komisionit Evropian, politikani grek, Margaritis Schinas, dënoi “dhunën e tmerrshme” që ndodhi në stadiumin e AEK-ut.

    “Nuk ka vend për dhunë dhe huliganizëm në futbollin evropian”, shkroi ai në një postim në internet, duke shtuar se kishte kontaktuar me kreun e UEFA-s, Aleksander Çeferin, për të diskutuar incidentin. Kryeqyteti grek do të presë edhe Superkupën e UEFA-s javën e ardhshme mes Manchester Cityt dhe Sevillas. Ministri grek i rendit publik, Giannis Oikonomou tha se policia kishte bërë “gabime trashanike” në dështimin për të ndaluar tifozët kroatë që udhëtonin dhe duke mos vepruar në bazë të informacioneve se përleshjet ishin të mundshme. Ai ka hedhur poshtë thirrjet e partive opozitare për të dhënë dorëheqjen dhe ka pezulluar shtatë oficerë policie, duke përfshirë disa në poste të larta, në pritje të një hetimi dhe riemërimit ose shkarkimit të tyre. Jashtë stadiumit të AEK-ut, tifozët bënë homazhe për tifozin që u vra – i identifikuar nga anëtarët e familjes si Michalis Katsouris nga një qytet afër Athinës – duke lënë lule dhe ndezur qirinj në vendin ku ai vdiq nga një plagë me thikë. AEK-u thotë se i ka bërë thirrje organit drejtues të futbollit evropian, UEFA-s, që të vendosë “dënim të menjëhershëm dhe të ashpër” ndaj Dinamo Zagrebit, duke shprehur zhgënjimin që kualifikimi do të vendoset në Zagreb më vonë këtë muaj.

    “Pyetja që mundon tifozët tanë është ajo që e kemi përshkruar që në fillim dhe që na mundon gjithashtu: Si ka mundësi që pas vrasjes brutale të Michalisit nga një bandë kriminelësh të egër nga Kroacia, AEK-u të hyjë në fushë dhe të luajë kundër kësaj skuadre?”, shkroi ekipi grek.

    Qeveria kroate dhe Dinamo kanë dënuar ashpër sulmet në Athinë. Por klubi i Zagrebit mbrojti veprimet e tij, duke këmbëngulur se ka bashkëpunuar plotësisht me autoritetet dhe refuzoi thirrjet e AEK-ut për përjashtimin e tij nga garat evropiane. Në një deklaratë të përbashkët, kryebashkiakët e Athinës dhe Zagrebit, Kostas Bakojanis dhe Tomislav Tomashevi bënë thirrje për qetësi.

    “Athina dhe Zagrebi ruajnë lidhje miqësore dhe si kryetarë bashkie ne jemi të përkushtuar t’i forcojmë ato”, shkruan ata. “Kjo dhunë e pakuptimtë nuk ka vend në stadiumet tona, në qytetet tona dhe në shoqëritë tona”. / AP

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.