Rreth 100 tifozë të Dritës pritet të jenë të pranishëm sonte në Slloveni për ndeshjen e kthimit ndaj ekipit Celje në play-offin e Ligës së Konferencës.
Ekipi gjilanas synon të përmbysë rezultatin e ndeshjes së parë në Prishtinë, e cila u mbyll me fitore 2:3 të sllovenëve.
Trajneri i Celjes, Ivan Mayeuski, ka folur në konferencën për media para ndeshjes, duke treguar se ekipi i tij ka analizuar me kujdes ndeshjen e parë.
“Pushimi në fundjavë ka qenë një avantazh, jemi kthyer të enjten vonë dhe natyrisht kemi bërë më të mirën me një ditë shtesë. Kemi diskutuar për ndeshjen e parë për gjërat e mira dhe të këqija. Gabimet duhet të jenë të minimizuara. Kemi analizuar të dy pjesët,” tha Mayeuski.
