Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Rrezikon shkarkimin pas 11 vitesh, dy kandidatë për postin e Simeones
    Ballina-1


    Rrezikon shkarkimin pas 11 vitesh, dy kandidatë për postin e Simeones

    11/11/2022 11:10
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Diego Simeone po kalon një nga momentet më të vështira në stolin e Atletico Madrid, ekip me të cilin ka një lidhje të veçantë, pasi ka luajtur e fituar si futbollist dhe si trajner. Argjentinasi qëndron në pankinën “Colchoneros” prej dhjetorit të vitit 2011, ndërkohë që prej kohësh është tekniku më i paguar në planet.

    Por, këtë sezon gjërat po shkojnë keq në fushë, Atletico dështoi në grupet e Champions League duke u renditur në vendin e fundit, dështim që ndikoi që tifozët të kërkonin pas shumë kohësh shkarkimin e trajnerit.

    Situata nuk është e mirë as në La Liga, aty ku djemtë e Simeones ndajnë vendin e katërt me Athletic Bilbaon, duke qenë 13 pikë larg Barcelonës kryesuese. AS shkruan se “El Cholo” i ka ditët e numëruara dhe dy janë kandidatët për ta zëvendësuar.

    Të preferuarit e presidentit Cerezo janë Mauricio Pochettino dhe Luis Enrique. I pari qëndron pushim pas aventurës në stolin e PSG-së, teksa kampionatin spanjoll e njeh mirë pasi ka drejtuar më parë katalanasit e Espanyolit.

    Ndërkohë, Luis Enrique po përgatitet për Kupën e Botës si trajner i Spanjës. Katar 2022 do të jetë aventura e tij e fundit në stolin e kombëtares iberike, pasi kontrata i përfundon pas Botërorit.

    TË LIDHURA

    “Merr 400 mijë euro në ditë dhe hynë në grevë”, ish futbollisti ‘shpërthen’ kundër Cristiano Ronaldos

    06/02/2026 18:23

    Sejdini uron Ademin: Shpresojë që ky mandat të sjellë zhvillim të mëtejmë të futbollit

    06/02/2026 14:09

    Emir Sahiti shënon dy gola për Maccabi Tel Avivin

    05/02/2026 23:13

    Debutim i jashtëzakonshëm i Benzemas për Al Hilalin, “hat-trick” dhe një asistim

    05/02/2026 21:45
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.