Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Rron Broja, “Ylli i javës” në Superligë
    Ballina-1

    Rron Broja, “Ylli i javës” në Superligë

    23/12/2024 12:59
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Federata e Futbollit të Kosovës, vazhdon të ndajnë çmimin “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e 18-të në Albi Mall Superligë i është ndarë futbollistit të FC Drita, Rron Broja.

    Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit. Ky komision vendosi që çmimi “Ylli i Javës” për xhiron e tetëmbëdhjetë t’i takojë Rron Brojës, i cili shënoi golin e barazimit dhe asistoi në golin e fitores për ekipin e tij në ndeshjen kundër FC Feronikeli 74, që përfundoi me rezultatin 2:1. Kapiteni Broja gjatë tërë ndeshjes, ashtu si edhe gjatë tërë këtij stinori, ka treguar një karakter të lartë, duke e udhëhequr skuadrën e tij drejt kreut të tabelës. Aktualisht skuadra e Brojës ndodhet në pozitat e para tabelare, me gjithsej 40 pikë të grumbulluara.

    Pasi mori këtë çmim, Broja u shpreh i lumtur që u vlerësua si më i miri i javës: “Ky stinor për ne ka qenë mjaft pozitiv, por edhe i vështirë. Megjithatë, jemi në vendin e parë me një diferencë të mirë pikësh. Që nga ndeshjet e Evropës kemi punuar shumë dhe besoj se me plot merita jemi këtu ku jemi. Jemi të vetëdijshëm që në dy fazat e ardhshme na pret një punë e vështirë për ta mbajtur pozitat e para.

    Për mua është nder dhe privilegj të jem kapiten i FC Dritës, ku dihet që presioni është shumë i madh, sepse çdo vit luajmë për trofe, mirëpo mundohemi që, bashkë me gjithë ekipin, t’i arrijmë synimet tona me shumë punë. E kemi përgatitur ndeshjen shumë mirë, sepse dihet forma e lartë e Feronikelit 74 në ndeshjet e fundit dhe goli i parë që pranuam në minutat e para të ndeshjes na vështirësoi punën, sepse gjithmonë është më vështirë ta rikthesh rezultatin. Por treguam karakter të lartë, dhe e gjithë ekipa dha maksimumin, çka na u shpërblye me 3 pikë të reja për skuadrën tonë. Falënderoj Federatën e Futbollit të Kosovës që më shpallën “Yllin e Javës”, bashkëlojtarët dhe stafin e klubit Drita, sepse pa ta nuk do të ishte e mundur.” – tha ai për faqen zyrtare të FFK-së.

    TË LIDHURA

    Muriqi ndër lojtarët më të vlerësuar në La Liga

    29/12/2025 19:30

    Villa, Chelsea e Tottenhami futen në garë për Fisnik Asllanin

    29/12/2025 19:20

    Arjol Bllaca i bashkohet Prishtinës

    28/12/2025 18:37

    Napoli mbyll vitin me fitore, shkëlqen Hojlund

    28/12/2025 18:07
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.