Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Rron Sylejmani, talenti që premton shumë në të ardhmen
    Futboll vendor

    Rron Sylejmani, talenti që premton shumë në të ardhmen

    04/06/2025 13:58
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kosova vazhdon të nxjerrë në sipërfaqe shumë talente, ndërsa njëri ndër ta është edhe 18-vjeçari, Rron Sylejmani që po mahnitë me shkathtësitë e tij.

    Ai këtë vite ishte pjesë e kategorisë së dytë në futbollin kosovar te Kosova VR, ku pati një përformancë shumë të mirë e nga e cila ka bërë që shumë klube të nivelit të lartë të interesohen për të.

    Sulmuesi qendror dhe i krahut ka aftësi të jashtëzakonshme, derisa ka lënë gjurmë të mëdha në Ligën e Dytë të Kosovës për sezonin 2024/25. Me 8 gola dhe 12 asistime gjatë sezonit të fundit, Rroni ka qenë një faktor kyç në performancën e shkëlqyer të Kosova VR, duke ndihmuar ekipin të arrijë rezultate të lakmueshme.

    Shkathtësia e tij, shpejtësia shpërthyese dhe vizioni i jashtëzakonshëm në fushë e kanë bërë atë një nga talentet premtues të futbollit tonë. I vlerësuar lart nga ekspertë të futbollit brenda dhe jashtë vendit, Rroni ka tërhequr interesin e një numri të madh klubesh nga Liga e Parë dhe Superliga e Kosovës, të cilët janë në garë për të siguruar shërbimet e tij.

    TË LIDHURA

    Agim Ademi iftar me Halil Kastratin dhe përfaqësues të futbollit në Shtëpinë e të Moshuarve

    11/03/2026 21:23

    Shqipja do të dëgjohet edhe në Bratisllavë, Foda po i bënë analizat e fundit para ndeshjes me Sllovakinë

    11/03/2026 14:30

    Edon Zhegrova mbërrin në stërvitje me Ferrarin e tij, përshëndet tifozët e Juventusit me autografe

    10/03/2026 12:53

    Kur dardanët shkëlqejnë në klubet e tyre, drita e tyre do të ndriçojë edhe fanellën e Kosovës në Sllovaki

    09/03/2026 11:38
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.