Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Rrudhani dhe Rrahmani optimistë për fitore ndaj Rumanisë
    Ballina-1

    Rrudhani dhe Rrahmani optimistë për fitore ndaj Rumanisë

    03/09/2024 15:56
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Mesfushori i Kosovës në futboll, Donat Rrudhani dhe sulmuesi, Albion Rrahmani janë shprehur optimist për fitore ndaj Rumanisë.

    Përfaqësuesja e Kosovës të martën ka vazhduar stërvitjet para duelit ndaj Rumanisë. Kosova luan të premten në Prishtinë ndaj Rumanisë në ndeshjen që është e vlefshme për Grupin 2 të Ligës C të Ligës së Kombeve

    “Atmosfera është shumë e mirë gjithmonë këtu me Kosovën, Është kënaqësi e madhe dhe krenari me qenë pjesë e grupit të Kosovës. Stërvitjet e para kanë shkuar shumë mirë, por unë të hënën nuk isha pjesë e stërvitjes, pasi kam luajtur të dielën me klubin tim. Por sot ka qenë një stërvitje shumë e mirë, intensive, angazhim i madh nga futbollistët, dhe kemi punuar shumë në anën taktike. Besoj që do të presim fitore. Ne jemi të gjithë të bindur që do të fitojmë ndeshjen ndaj Rumanisë. Do të luajmë për t’i fituar tre pikët. Ne e dimë se çfarë ka ndodhur në ndeshjen e kaluar me Rumaninë dhe e kemi një motiv shtesë nga loja e fundit, dhe shpresoj që do të fitojmë. Faleminderit për mbështetjen si gjithmonë si në humbje si në fitore, tifozët gjithmonë janë prezentë. Kjo është një krenari e madhe për ne dhe një mbështetje shumë e rëndësishme nga Dardanët dhe nga të gjithë tifozët e tjerë”, ka thënë futbollisti i Luzernit, Donat Rrudhani.

    Rrahmani pret mbështetje shumë të madhe nga tifozët për ndeshjen ndaj Rumanisë.

    “Atmosfera është shumë e mirë. Jemi duke punuar shumë mirë dhe jemi të fokusuar të gjithë për ndeshjen hapëse të Ligës së Kombeve. Jemi të gatshëm që t’i ftojmë pikët e para në këtë grup të ri. Po shpresoj që së pari të më jepet mundësia nga selektori dhe pastaj do të bëjë maksimumin që ta tregoj vetën dhe jam në një moment shumë të mirë dhe shpresoj që ta kem atë moment edhe në përfaqësuesen tonë. I presim të gjithë tifozët të vinë dhe të na përkrahin të gjithë së bashku. Së bashku ne mund të arrijmë gjëra shumë të mëdha”, ka thënë sulmuesi më i ri i Spartës së Pragës, Albion Rrahmani.

    TË LIDHURA

    Tri mungesat e Kosovës i bëjnë përshtypje mediumit suedez – e cilësojnë si avantazh i madh

    07/09/2025 23:24

    Spanja “shkatërron” Turqinë në Konya, e mposht 6-0

    07/09/2025 22:46

    Bardhi e Qamili shënojnë gola në fitoren e Maqedonisë së Veriut

    07/09/2025 20:11

    Tomasson vlerëson Kosovën, zbulon nëse Isak do të jetë titullar

    07/09/2025 20:09
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.