Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Rumanisë i lëndohet një mbrojtës para ndeshjes me Kosovën
    Ballina-2

    Rumanisë i lëndohet një mbrojtës para ndeshjes me Kosovën

    12/09/2023 13:19
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Rumania mbetet pa mbrojtësin Manea në prag të duelit me Kosovën

    Në prag të ndeshjes me Kosovën, gjërat janë vështirësuar për selektorin e Rumanisë, Edi Iordanescun për shkak se do të jetë pa mbrojtësin e krahut të djathtë, Cristi Manea. Mediumet rumunu kanë raportuar të martën se Manea nuk do të jetë në gjendje të paraqitet kundër Kosovës për shkak të lëndimit të gjurit në ndeshjen e fundit.

    Manea ishte i pazëvendësueshëm te Rumania dhe luajti gjatë tërë ndeshjes në barazimin 1:1 kundër Izraelit.

    Image

    Pas ndeshjes me Izraelin, thuhet se Manea ka tentuar të stërvitet por nuk ia ka dalë mbanë të rikuperohet në kohë për shkak të dhimbjeve të mëdha të gjurit.

    Ai ka luajtur edhe në duelet ndaj Bjellorusisë, Kosovës e Zvicrës në këtë cikël eliminator. Futbollistin e Clujit, raportohet se pritat ta zëvendësoj Andrei Ratiu, i cili është rezervist te Rayo Vallecano dhe nuk ka pasur minutazhë këtë edicion. Dueli mes Rumanisë dhe Kosovës, zhvillohet sot prej orës 20:45 në Bukuresht dhe i takon Grupit I kualifikues për “Euro 2024”.

    TË LIDHURA

    Vojvoda me mesazh të fuqishëm për shokët, sytë kah Euro 2028

    02/04/2026 14:38

    Mallorca sërish me postim të veçantë për Vedat Muriqin

    02/04/2026 11:23

    Ademi pas medaljes nga presidentja: Kjo është medalja më e çmuar, medalja e shtetit tonë, medalja e popullit tonë

    01/04/2026 11:28

    Fjalët e Muriqit nga Presidenca e Kosovës: S’më kishte shkuar mendja te kjo, as biletën kthyese nuk e kam

    01/04/2026 11:09
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.