Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Rumunët: Na “masakroi” UEFA, mbi një milionë euro humbje pas ndeshjes me Kosovën
    Ballina-1

    Rumunët: Na “masakroi” UEFA, mbi një milionë euro humbje pas ndeshjes me Kosovën

    20/11/2024 19:31
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Federata rumune e ka pësuar keq nga UEFA pas skandalit në ndeshjen ndaj Kosovës ku pati thirrje raciste.

    Ndonëse ata e fituan ndeshjen në tavolinë 3:0, humbjen në të holla janë tejet të mëdha dhe pothuaj të papërballueshme.

    Mediat në Rumani shkruajnë se përveç gjobës prej 128 mijë eurove, humbjet do të kalojnë shifrën e mbi një milionë eurove, transmeton Ballkani.info.

    “Stadiumi do të jetë i mbyllur për tifozë në ndeshjen e parë kualifikuese për Kampionatin botëror dhe kjo shkakton humbje deri në 1 milion euro (bileta dhe kontrata reklamimi). Rumania përveç kësaj do të duhet të paguajë edhe gjoba që arrijnë në gati 130 mijë euro. Në anën tjetër Kosova mori një disfatë në “tavolinën e gjelbër” dhe një sanksion financiar prej vetëm 6 mijë eurosh, ndonëse lojtarët e saj provokuan dhe treguan shenja të turpshme ndaj shikuesve rumunë në fund”, shkruan portali i madh rumun Digisport.ro.

    Përveç kësaj, ky portal ka shkruar se rrezikojnë ta humbasin ndeshjen edhe në tavolinë, pasi Kosova nuk po ndalet dhe ka paralajmëruar se qeshja do të shkojë në CAS. 

    TË LIDHURA

    Muriqi ndër lojtarët më të vlerësuar në La Liga

    29/12/2025 19:30

    Villa, Chelsea e Tottenhami futen në garë për Fisnik Asllanin

    29/12/2025 19:20

    Arjol Bllaca i bashkohet Prishtinës

    28/12/2025 18:37

    Napoli mbyll vitin me fitore, shkëlqen Hojlund

    28/12/2025 18:07
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.