Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Rumunët përgëzohen se si e lanë dhomën e zhveshjes në Gjermani
    Ballina-2

    Rumunët përgëzohen se si e lanë dhomën e zhveshjes në Gjermani

    03/07/2024 19:14
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Tifozët e kanë përgëzuar ekipin e Rumanisë për mënyrën se si e lanë dhomën e zhveshjes, pas eliminimit nga “Euro 2024”.

    Rumania u mposht thellë nga Holanda të martën mbrëma, 3:0.

    Ndeshja i takoi fazës së një të tetës së finales së Evropianit që po zhvillohet në Gjermani.

    Për Rumaninë ishte paraqitja më e mirë në turneun kontinental në 24 vjet, pasi nuk e kishin arritur fazën nokaut të ndonjë turneu madhor, qëkur ishin kualifikuar në çerekfinale të Evropianit 2000.

    Fotografitë e dhomës së zhveshjes së Rumanisë janë bërë virale, dhe një gjë e tillë është përshëndetur nga adhuruesit e futbollit.

    Ekipi përfaqësues i Rumanisë dha edhe një letër për organizatorët e turneut.

    “Çdo ndeshje, çdo emocion, çdo eksperiencë na ka bërë bashkë dhe na ka bërë ta ndiejmë magjinë e futbollit. Largohemi nga Gjermania duke lënë gjithçka për Rumaninë dhe jemi mirënjohës për çdo gjë që kemi përjetuar në javët që i kemi kaluar këtu. Ishte kënaqësi të ishim pjesë e familjes së madhe evropiane të futbollit. Përfaqësuesja e Futbollit e Rumanisë”, kanë shkruar rumunët.

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.