Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Rumunët shkruajnë se cili do të jetë vendimi i UEFA-s
    Ballina-1

    Rumunët shkruajnë se cili do të jetë vendimi i UEFA-s

    19/11/2024 18:50
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Rumani – Kosovë është ndeshja që ende duhet të regjistrohet nga UEFA. Pas thirrjeve “Serbia, Serbia” të tifozëve rumunë të premten në “Arena Nationala” në Bukuresht, futbollistët e përfaqësueses së Kosovës e braktisën fushën dhe refuzuan të kthehen. Në Rumani besojnë se vendimi i UEFA-s do të jetë në favor të tyre.

    Anrei Vochin, këshilltari i presidentit të Federatës së Futbollit të Rumanisë, Razvan Burleanu, ka thënë se UEFA do të dalë me vendim brenda një jave, maksimumi dhjetë ditë. “Mendoj se brenda një jave, maksimumi dhjetë ditë, diçka e tillë, do të kemi vendimin e UEFA-s. Shorti për kualifikimet e Botërorit 2026 do të tërhiqet më 13 dhjetor. Rezultatet e Ligës së Kombeve do të llogariten. Prandaj, duhet të konfirmohen të gjitha rezultatet deri më 13 dhjetor. Unë mendoj se për shtatë deri dhjetë ditë komisioni do të mblidhet dhe do të japë një vendimin”, ka thënë Vochin për “Fanatik”.

    Ai ka treguar pse Rumania mund ta fitojë me rezultat zyrtar 3:0 ndeshjen.

    “Vendimi do të jetë 3:0 për ne. Nuk shoh asnjë mundësi të humbim. Do të ishte jashtëzakonisht e rrezikshme. Unë po mendoja tani për qipriotët, të cilët kanë probleme edhe me turqit dhe ata shkojnë diku ku mbështetësit kundërshtar bërtasin ‘Turqia, Turqia’. Dhe njerëzit thonë me vete ‘Cili është rezultati’. A vazhdojmë? Jo. Ikim në dhomat e zhveshjes. Në këtë mënyrë ndeshjet nuk do të mbyllen në fushë, sepse të gjitha do të gjejnë arsye. Kosovarët i bënë një dëm të madh vetes dhe për atë që bënë në këtë ndeshje nuk kishte absolutisht asnjë arsye”, është shprehur Vochin.

    Ai ka theksuar se Federata e Futbollit e Kosovës do të bëjë kërkesë në UEFA që në të ardhmen të mos përfshihet në grup me shtetet evropiane që nuk e kanë njohur Kosovë si shtet.

    TË LIDHURA

    FIFA gati të mbyll ‘Rajko Mitiq’: Shkeljet anti-Kosovë mund ta lënë Serbinë pa tifozë ndaj Shqipërisë

    10/09/2025 20:25

    Finlanda e Maxhuni në gjysmëfinale të Eurobasketit

    10/09/2025 19:31

    FIFA pritet ta ndëshkojë rëndë Serbinë, ndaj Shqipërisë mund të luhet pa tifozë në Beograd

    10/09/2025 15:21

    Elvis Rexhbeçaj reagon pas fitores ndaj Suedisë: Krenaria jonë është më e fortë se urrejtja e gojëligëve

    09/09/2025 18:34
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.