Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Sa milionë euro janë në lojë për Dritën ndaj Differdanget?
    Ballina-1

    Sa milionë euro janë në lojë për Dritën ndaj Differdanget?

    19/08/2025 20:00
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kampionia e Kosovës në futboll, Drita, do të luajë dy ndeshje vendimtare për një vend në Ligën e Konferencës. Kualifikimi në fazën e ligës në garën e tretë të UEFA-s për nga rëndësia, është pozitive, jo vetëm nga ana sportive, por edhe financiare.

    Në rrugën e tyre për të siguruar kualifikimin historik, Drita duhet të eliminojë Differdangen. Ndeshja e parë zhvillohet të enjten nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ndërsa ndeshja e kthimit një javë më vonë në Luksemburg.

    Nëse Drita arrin në Ligën e Konferencës, klubi gjilanas do të fitojë 3 milionë e 170 mijë euro. Kjo është shuma e garantuar që Drita do ta ketë nëse kualifikohet në Ligën e Konferencës.

    Në fazën e ligës, Drita do të luante gjashtë ndeshje, me gjashtë kundërshtarë të ndryshëm ku secila fitore do të vlente 400 mijë euro, ndërsa një barazim do të vlente 133 mijë euro.

    “Kualifikimi do të ishte shumë i rëndësishëm për ne, edhe në aspektin sportiv edhe financiar”, tha të hënën drejtori i klubit Drita, Feti Murseli.

    Differdange mund të mos duket si një pengesë e pakapërcyeshme, por ekipi nga Luksemburgu është duke kaluar formë të mirë. Në pesë ndeshjet e fundit ka një humbje e katër fitore.

    Drita është në krizë të rezultateve. Ka pësuar pesë humbje rresht, përfshirë edhe disfatën në kuadër të xhiros së parë të Superligës së Kosovës në futboll. Humbi të dielën nga Ferizaj, ndërsa ka pësuar nga dy herë edhe prej kampionit të Rumanisë, FCSB dhe kampionit të Danimarkës, Copenhagen.

    Në fakt, fitoret e fundit Drita i kishte pikërisht ndaj Differdanget.

    Drita e kishte mposhtur Differdangen në dy ndeshjet e para kualifikuese të Championsit.

    Ndeshjen e parë e kishte fituar 1:0 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me golin e Arb Manajt. Manaj dhe Veton Tusha kishin shënuar edhe në ndeshjen në udhëtim, në fitoren 3:2.

    Më pas Drita rreshtoi pesë humbje, përfshirë disfatën nga Ferizaj të dielën.

    Pasi e eliminoi Differdangen në rrethin e parë kualifikues të Championsit, Drita e vazhdoi rrugëtimin në rrethin e dytë kualifikues dhe përballë e pati Copenhagenin. Copenhageni, skuadra më e suksesshme e futbollit danez, fitoi me rezultatin e përgjithshëm 3:0 dhe avancoi tutje. Ndërkohë, Drita u bart në rrethin e tretë kualifikues të Ligës së Evropës. Nga FCSB-ja rumune u mposht me rezultatin e përgjithshëm 6:3. Me rezultatin 3:2 u mposht në Bukuresht, ndonëse ishte në epërsi prej 2:0 për kohë të gjatë. Në kryeqytet humbi 3:1.

    Drita është e vetmja skuadër e Kosovës që ka mbetur në garë për avancim në fazën e ligës, në Ligën e Konferencës. Nëse arrin kualifikimin, do të ishte historik për Dritën.

    Ballkani ka luajtur dy herë në grupet e Ligës së Konferencës.  Faza grupore është zëvendësuar me fazë të ligës.

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.