Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Salah lihet jashtë skuadrës së Liverpoolit për ndeshjen ndaj Interit
    Ballina-2

    Salah lihet jashtë skuadrës së Liverpoolit për ndeshjen ndaj Interit

    08/12/2025 19:31
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ashtu si pritej, Mohamed Salah është lënë jashtë skuadrës së Liverpoolit për ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Interit. 

    Klubi ka vendosur ta largojë egjiptianin nga përzgjedhja për periudhë të shkurtër, pasi ai dha intervistë “shpërthyese” të shtunën, duke thënë se “është hedhur nën autobus” nga klubi dhe se raportet e tij me trajnerin Arne Slot janë prishur.

    Sipas BBC, vendimi u mor me përkrahje të plotë nga Sloti dhe vlerësohet se është në të mirë të të gjitha palëve. Salah do të qëndrojë për pak kohe larg ekipit, për shkak të natyrës dhe kohës kur bëri komentet publike.

    Nuk do të ketë ndonjë inicim disiplinor nga klubi. 

    Salah për kohë të gjatë ishte prej lojtarëve kryesorë të Liverpoolit. Por së fundi ka humbur vendin e startuesit. Ai ishte në stërvitjen e së hënës me skuadrën.

    33-vjeçari të hënën e ardhshme udhëton për në Kupën e Afrikës, ndërsa pritet të mungojë edhe në ndeshjen e së shtunës ndaj Brightonit.

    Ndeshja Inter – Liverpool zhvillohet të martën mbrëma.

    TË LIDHURA

    Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë/ Turqi-Rumani!

    24/03/2026 15:25

    Sllovakia e ndalon hyrjen në stadium për tifozët me pasaporta të Kosovës në sektorët e tifozëve vendës

    24/03/2026 14:54

    Reali fiton superderbin e Madridit

    23/03/2026 00:01

    Interi ndalet në barazim, Milani i afrohet në gjashtë pikë

    23/03/2026 00:00
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.