Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Samuel Nikaj, kandidat për t’u bërë trajner i Dritës
    Ballina-2

    Samuel Nikaj, kandidat për t’u bërë trajner i Dritës

    03/01/2023 13:07
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Drita e Gjilanit në Kosovë është në kërkim të një “timonieri” të ri në krye të pankinës dhe së shpejti, klubi kosovar do të vendosë për trajnerin e ri të skuadrës dhe mësohet se një gjë e tillë do të ndodhë brenda këtyre ditëve të vitit të ri. 

    Së fundmi, “Shkodra Sport” ka mësuar nga burime të sigurta se një ndër emrat kryesorë për postin e trajnerit të ri është edhe tekniku shkodran i Pogradecit, Samuel Nikaj.

    Në fakt, Nikaj e njeh mjaft mirë ambientin kosovar dhe futbollin atje, duke qenë se edhe më parë, ai ka punuar në Kosovë te Flamurtari i Prishtinës, Vushtrria dhe Liria, teksa dy të parat madje arriti për t’i ngjitur edhe një kategori më lart. 

    Momentalisht, Nikaj është në drejtimin e Pogradecit, ku në tetë javë të Kategorisë së Parë ka arritur disa shifra magjike. Më konkretisht, në tetë ndeshje ka marrë shtatë fitore, teksa prej tyre gjashtë fitore janë rradhazi.

    Megjithatë, në vazhdim mbetet për t’u parë se sa do të jetë i gatshëm Nikaj të lërë Pogradecin dhe të shkojë të drejtojë në Kosovë ekipin e Dritës, pasi në mes është edhe kontrata, por mbi të gjitha marrëdhëniet e mira që ka trajneri shkodran me drejtuesit pogradecar. 

    Realisht, se sa mund të realizohet një lëvizje e tillë mbetet për t’u parë, pasi nga ajo që mëson “Shkodra Sport”, trajnerin Nikaj nuk e ka kontaktuar askush deri në këto momente që flasim, por nga ana tjetër, emri i tij ka disa ditë që po lakohet nga drejtuesit e Dritës si një ndër kandidatët për drejtimin e klubit të tyre.

    Kujtojmë këtu se, Drita ka mbetur pa trajner pas largimit të Ardian Nuhiut pak javë më parë dhe trajneri shkodran i Pogradecit, Samuel Nikaj, shikohet si një nga kandidatët për marrjen e drejtimit të ekipit gjilanas.

    TË LIDHURA

    Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mundësinë ta vendosim Kosovën në sytë e mbarë njerëzimit

    29/03/2026 22:57

    Turqia mbërrin në Prishtinë pa stërvitje në “Fadil Vokrri”, zbulohet plani para finales me Kosovën

    29/03/2026 20:31

    Kosova dhe futbolli: 10 vite triumfe që sfidojnë politikën dhe afirmojnë identitetin kombëtar

    29/03/2026 20:19

    Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë/ Turqi-Rumani!

    24/03/2026 15:25
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.